Kosova befason FIFA-n
Kosova befason FIFA-n 29.04.2018 | 12:53
Kosova së fundmi e arriti pozitën më të lartë të saj në renditjen e FIFA-s. Verdhekaltrit kanë korrur fitore në tri ndeshjet e fundit miqësore dhe kjo ka bërë që “Dardanët” t’i ngjitin plot 24 vende në këtë renditje botërore, më shumë se çdo shtet tjetër në muajin mars. Uebfaqja zyrtare e FIFA-s ia ka kushtuar një shkrim këtij suksesi të vendit që është pranuar vetëm qe dy vjet në këtë organizatë.
 
Para dy vjetësh, më 13 maj 2016, Kongresi i FIFA-s e kishte pranuar Kosovën si anëtaren e 210-të të saj. Ky lajm ishte pritur me kënaqësi të madhe në vendin që pavarësinë e saj e kishte shpallur në vitin 2008.
 
Kosova shumë shpejt përjetoi ndeshjet e para garuese, duke festuar golat e parë dhe duke festuar edhe shumë arritje të tjera. I gjithë vendi festoi kur Përfaqësuesja e Kosovës barazoi 1:1 si mysafire ndaj Finlandës. “Kosova ka shënuar golin e parë! Gjenerata të tëra futbollistësh janë shumë krenarë pas disa dekadash izolimi. Presim ditë edhe më të mira për vendin tonë!”. Të njëjtin entuziazëm e kishte shfaqur edhe kryeministri i atëhershëm Isa Mustafa. “Ne kemi treguar se jemi kundërshtarë të vlefshëm në kompeticionet ndërkombëtare”.
 
Dy vjet më vonë populli i këtij vendi në Juglindje të Evropës ende është krenar për atë që kanë arritur futbollistët e tyre deri më tani, pavarësisht se kishte arritur vetëm një barazim nga dhjetë ndeshje dhe kishte përfunduar në vendin e fundit në grupin I në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës, kishte realizuar 3 gola dhe kishte pësuar 24.
 
Pavarësisht kësaj, shpresat dhe pritjet për Kosovën janë duke u rritur aq shumë saqë rezultatet e dobëta në eliminatore e detyruan Albert Bunjakin që të largohet nga pozita e trajnerit në tetorin e vitit të kaluar, pas plot tetë vjetësh të kaluara aty.
 
Trajneri zviceran Bernard Challander ishte emëruar si pasues i Bunjakit para disa vjetësh, duke filluar aventurën e tij me fitoret 1:0 dhe 2:0 ndaj Madagaskarit, përkatësisht Burkina Fasos.
 
“Pa dyshim që ishte një fillim i përkryer për mua dhe një sukses i madh për ekipin pas kampit stërvitor së bashku. Ne kemi disa lojtarë të mirë që luajnë në Evropë dhe kanë shumë përvojë. Tani ne duhet të mësojmë të luajmë si një trup i vetëm. Për të arritur sukses ju nevojitet harmoni ashtu siç të nevojiten lojtarë të mirë. Ne duhet të mbrojmë dhe të sulmojmë së bashku. I pashë të gjitha ndeshjet e eliminatoreve për Kupë të Botës dhe nuk pashë një skuadër të vërtetë. Të gjithë provonin që të bënin më të mirën e tyre, por ata nuk punonin së bashku dhe kjo është ajo për të cilën ne duhet të punojmë”, deklaroi Challandes në një intervistë për “FIFA.com”.
 
Fitorja 4:3 kundër Letonisë në nëntorin e kaluar do të thotë që skuadra ka fituar në tri ndeshjet e fundit pas nëntë humbjeve radhazi. Këto fitore kanë pasur ndikim në renditjen e FIFA-s, duke e çuar Kosovën në vendin tyre më të mirë ndonjëherë, atë të 152-të dhe duke bërë ngjitjen më të madhe në mars.
 
“Potenciali pa dyshim që është aty, por ne ende kemi shumë punë për të bërë. Liga ka nevojë që të përkrahet dhe të zgjerohet dhe shumë struktura ende nuk janë të gatshme ose thjesht nuk janë vënë në vendin e duhur. E gjithë kjo do kohë”, u shpreh zvicerani.
 
Stadiumi kombëtar është momentalisht duke u rinovuar dhe do të bëhet shtëpia e Kosovës në të ardhmen. “Tani po udhëtoj drejt Kosovës dhe po shikoj disa ndeshje”, thotë Challandes. “Ne kemi një ekip me një moshë mesatare prej 22 apo 23 vjeç, që do të thotë se ata mund të arrijnë diçka dhe do të zhvillohen mirë në të ardhmen. Gjithashtu ka shumë shpresa në ekipet e të rinjve, me ekipin U-21 që barazoi pa gola me Gjermaninë dhe ekipin U-19 që është duke bërë një progres të mirë në eliminatoret e Evropianit. Kjo tregon numrin e talenteve në dispozicionin tonë”, shprehet ai.
 
Kosova do të përballet me kundërshtarë të përafërt në ranglistë për herë të parë në Ligën e Kombeve, që fillon në shtator, me një grup ku bën pjesë edhe Azerbajxhani, Malta dhe Ishujt Faro.
 
“Nuk ka nevojë që ne t’u ikim sfidave dhe ne gjithmonë mund të ëndërrojmë. Edhe pse sigurisht do të ishte një gjë e madhe për ne që të arrijmë në Kupë të Botës apo në Kampionatin Evropian, ne kemi një rrugë të gjatë përpara nesh. Kurrë nuk merrni shumë kohë në futboll, por kjo është ajo që na nevojitet neve. Ndërkohë që pritjet janë të larta anembanë vendit, ne duhet të jemi të qetë. Kosova e do dhe jeton për futbollin e këtë mund ta ndieni nga njerëzit kudo që shkoni. Të gjithë e shikojnë skuadrën dhe i ndjekin rezultatet. Potenciali ekziston. Ne duam ta shfrytëzojmë atë kualitet, të jemi të qetë dhe të pasionuar për të përparuar, por nuk do të ndodhë brenda natës”, përfundon 66-vjeçari./Zëri
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave