Kosova triumfon ndaj Izraelit
Kosova triumfon ndaj Izraelit 13.11.2023 | 02:44
Kosova ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Izraelit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në Euro 2024.Fillimi i ndeshjes ishte i zbehtë me dy ekipet që po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra tjetrës për të rrezikuar.
 
Rasti i parë serioz për Kosovën erdhi në mintuën e 30-të, kur pas harkimit të Milot Rashicës, Vedat Muriqi bëri një goditje të bukur e cila u ndal me shumë vështirësi nga portieri mysafir.Izraeli kishte mundësinë për të kaluar në avantazh në mintuën e 34-të, por gjuajtja me kokë e Eran Zahavit përfundoi disa centimetra larg shtyllës së Aro Muric.
 
Po luhej minuta e 41-të e sfidës kur Milot Rashica arriti të shënojë për 1-0, për t’i dhënë epërsinë e merituar Kosovës.
 
Me avantazh prej një goli të Kosovës, përfunduan 45 minutat e para.
 
Pjesa e dytë i takoi krejtësisht Kosovës të cilët u treguan më të rrezikshëm përballë portës.Bytyqi, Rashica dhe Muriqi patën secili nga një rast të mirë shënimi por Glazer nuk lejoi të mposhtej për herë të dytë.
 
Izraeli u mundua të bëjë më të mirën kur kishte topin në posedim, por mbrojtja ‘e hekurt’ e Kosovës nuk lejoi që të rrezikohej porta e Aro Muric.
 
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, Kosova ia doli të menaxhojë mirë avantazhin dhe mori vetëm fitoren e dytë në këtë cikël kualifikues.
 
Pas kësaj fitoreje Kosova vazhdon të mbetet në pozitën e katërt me dhjetë pikë të tubura por me gjasat për kualifikim që tashmë janë shuar.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave