Kroacia është në finale të kupës së botës
Kroacia është në finale të kupës së botës 11.07.2018 | 12:00
Kombëtarja e Kroacisë ka shkruar historinë duke arritur finalen e madhe të Kupës së Botës pas fitores 2:1 ndaj Anglisë me përmbysje të rezultatit në ‘Luzhniki’ të Moskës, në një ndeshje dramatike që u vendos pas 120 minutave.
 
‘Të Zjarrtit’ janë ekipi i dytë finalist në Kupën e Botës, duke iu bashkuar Francës që një ditë më parë e mundi Belgjikën.
 
Kjo ndeshje dhuroi emocione të mëdha qysh në minutat e parë, kur Anglia shënoi për epërsinë 1:0.
 
Ishte Kieran Trippier që në minutën e 5’ me një super-gol nga gjuajtja e lirë kaloi në epërsi Anglinë.
 
 
 
Anglia në minutën  30’ ka mundur shumë lehtë të dyfishoi epërsinë, sikurse sulmuesi Harry Kane të tregohej më i vëmendshëm para portës së kroatëve.
 
Me epërsi 1:0 në të mirë të Anglisë, skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.
Kombëtarja e Kroacisë arriti që të rikthehet në lojë në minutën e 68’ të pjesës së dytë, kur Perisic zuri në ‘gjumë’ mbrojtjen angleze, për të barazuar në 1:1 rezultatin.
 
 
Pas këtij goli, Kroacia mori në kontroll lojën duke provuar të gjejë golin e fitores, por që nuk ia doli ta bënte.
 
Me rezultatin 1:1, të dy kombëtaret shkuan në vazhdimet dy herë nga 15 minuta.
 
Minuta e 98’ në vazhdime, solli mundësi ideale për Anglinë kur Stones tentoi me kokë, e më kokë nga vija e portës e largoi topin Vrsjalko.
 
Pjesa e dytë e vazhdimeve, solli lavdinë për kroatët që shënuan golin e fitores me anë të sulmuesit Mandzukic, për të shkuar në finale të Kupës së Botës për herë të parë në histori të kombit të tyre.
 
Në finalen e së ditës, Kroacia takohet me Francën./Lajmi.net/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave