Ky është reagimi i Challandes për grupin e Kosovës
Ky është reagimi i Challandes për grupin e Kosovës 02.12.2018 | 23:12
Kosova sot ka mësuar kundërshtarët e saj për kualifikimet e EURO 2020.
 
Kosova do të paraqitet për herë të parë në kualifikimet për kampionatin evropian, dhe për këto kualifikime është shortuar në grupin A.
 
Në këtë grup do të luajnë edhe Anglia, Çekia, Mali i Zi dhe Bullgaria.
 
I frikësuar nuk duket aspak selektorit Bernard Challandes, i cili ka paralajmëruar kundërshtarët e grupit.
 
“Nuk është grup i lehtë, por ne jemi Kosova. Nuk mund të mendojmë se jemi në një grup të lehtë pasi Anglia është skuadër shumë e fortë dhe këtë e dimë. Por me skuadrat e tjera është e mundur, kam besim në ekipin tim, i cili është shumë mirë para ndeshjes me Maqedoninë”, ka thënë trajneri.
 
Kosova ka edhe një mundësi që të kualifikohet nga Liga e Kombeve, anash kualifikimeve në EURO 2020. /Lajmi.net/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave