Lionel Messi ka refuzuar të bëjë plane afatgjata në lidhje me të ardhmen e tij me ekipin kombëtar të Argjentinës dhe pjesëmarrjen e tij të mundshme në Kupën e Botës 2030.
I pyetur nëse e sheh veten në Kupën e Botës të ardhshme pas katër vitesh, ai dha një përgjigje të kujdesshme.
“Nuk e di. E vërteta është se nuk po mendoj për këtë tani. Duket mjaft larg në kohë,” tha Messi.Kapiteni i kampionit të botës theksoi se preferon të përqendrohet në të tashmen në vend që të shohë kaq larg përpara.
“Siç e kam thënë më parë, unë jetoj ditë pas dite dhe jam i përqendruar në momentin e tanishëm,” shtoi superylli argjentinas./GazetaBlic Sport