Lisjeta Thaqi renditet e para në botë në konkurrencën e vajzave në paragllajd
Lisjeta Thaqi renditet e para në botë në konkurrencën e vajzave në paragllajd 02.03.2026 | 02:47
Pilotja, Lisjeta Thaqi, është renditur e para në botë në kategorinë e femrave, një arritje që e vendos Kosovën në majën e paragllajdit botëror, përcjell Gazeta Metro. 
 
Këtë e ka bërë të ditur Federata Aeronautike e Kosovës e cila theksoi se ky sukses historik vjen nën udhëheqjen e trajnerit të saj, rekordmenit botëror dhe evropian Fanol Shala
 
“Nën ombrellën e Federata Aeronautike e Kosovës, ky rezultat dëshmon se Kosova tashmë është një forcë serioze në skenën ndërkombëtare të paragllajdit të precizionit. Ky është një moment krenarie kombëtare. Një moment që dëshmon se me punë, pasion dhe bashkëpunim, edhe vendet e vogla mund të arrijnë majat e botës”, thuhet në njoftimin e Federatës. /gazetametro.net
 
 
 
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave