Në një intervistë dhënë për emisionin “A Sua Immagine”(Në Imazhin i tij), trajneri i Kombëtares Italiane ka deklaruar se prania e Zotit e ndihmon çdo ditë. Ai ka shpjeguar edhe cilët janë vlerat që ua bartë lojtarëve që i trajnon.
Mbështetja e Zojës dhe feja janë forca e trajnerit të Kombëtares Roberto Mancini. «Unë jam besimtar katolik, praktikues. Jam rritur në orator pranë shtëpisë sime. Ka qenë një fat i madh». Këto janë fjalët e Roberto Mancinit të intervistuar nga monsinjor Dari Edoardo Viganò në emisionin e 19 qershorit “A sua immagine”, program fetar i Raiuno-s.
Devocioni ndaj Zojës
«Zoja është nëna e të gjithë neve, ajo është gjithmonë afër», ka thënë trajneri i Kombëtares. Që tashmë në një intervistë paraprake kishte kujtuar lidhjen e tij me Megjugoren, vend vendimtar në takimin e tij me fenë. Roberto Mancini ka spjeguar që beson në shfaqjet e Zojës. Dhe thotë të ketë qenë disa herë në qytetin boshnjak, duke takuar edhe vegimtarët.
Vlerat që i bartë te futbollistët
«Shpresoj të kem qenë një edukator i mirë për futbollistët e mi – thotë trajneri i Kombëtares – Sot njerëzit duan gjithçka dhe menjëherë, por në karrierën time kam qenë i rrethuar nga persona që kanë pasur durim me mua. Prandaj them është e nevojshme të dimë të presim dhe mundohem të jem shumë i durueshëm me lojtarët.
Këto ditë të Kampionatit Europian dua të them se pasioni është shumë i rëndësishëm. Por, ajo që ka rëndësi të vërtetë në jetë është dashuria» (Sport Face, 20 qershor).
Dita e kungimit të parë
Tema e emisionit të “A sua immagine” ishte “Arsyet e shpresës”. Mancini ka treguar madje cilat janë vlerat që “vendos në fushë” për të formuar dhe përgatitur djemtë e tij. Dhe ka hapur zemrën e tij, duke theksuar që feja e ka ndihmuar dhe vazhdon ta ndihmojë në momentet më të vështira të jetës.
Trajneri ka treguar një anektodë interesante: «Për të marr kungimin e parë famullitari bëri që të ndryshohet orari i ndeshjes së skuadrës sime në atë kohë. Në fund nuk ja dolëm, por e kemi bindur priftin që të fillojë ceremoninë pak më vonë. Shënova dy gola në këtë ndeshje para kungimit tim të parë»!.
Raporti me Atin e tij
Në fund, ka folur për marrëdhënien me prindërit, në veçanti me të atin. «Im atë ka qenë i veçantë. Edhe nëna ime ka qenë e tillë. Por ai ma ka spjeguar botën e futbollit. Një person shumë i durueshëm, që ka ushtruar fëmijët e famullisë dhe e ka bërë shkollën e futbollit, duke ndihmuar kështu shumë fëmijë»./drita.info
Përktheu: Don Marjan Topalli