Shorti i Ligës së Kombeve, këta janë kundërshtarët e Kosovës
Shorti i Ligës së Kombeve, këta janë kundërshtarët e Kosovës 09.02.2024 | 02:42
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mësuar sot kundërshtarët e saj për edicionin e katërt të garës së Ligës së Kombeve.
Kosova ndodhet në Ligën C të Ligës së Kombeve, teksa është caktuar të luaj në Grupin 2.
 
Për kundërshtarë, Përfaqësuesja e Kosovës ka Rumaninë, Qipron dhe varësisht kush kualifikohet nga Liga D do të luaj ndaj Lituanisë ose Gjibraltarit.
“Dardanët” do t’i zhvillojnë dy ndeshje në shtator, dy në tetor e dy në nëntor.
 
Për tu përgatitur për këto ndeshje, Kosova ka aranzhuar ndeshje miqësore me tre kombëtare të ndryshme deri më tani. Do të përballet me Hungarinë, Armeninë e Norvegjinë.
 
Shorti i plotë, Liga C
 
Grupi 1: Suedia, Azerbejxhan, Slovakia, Estonia.
Grupi 2: Rumania, Kosova, Qipro, Lituania/Gjibraltari.
Grupi 3: Luksemburgu, Bulgaria, Irlanda e Veriut, Bjellorusia.
Grupi 4: Armenia, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Latvia.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,