Peshëngritësi Briken Calja ka marrë një rezultat spektakolar në kampionatin europian të peshëngritjes.
Peshëngritësi shqiptar ka fituar medaljen e arit në stilin e shkëputjes.
Calja realizoi të tre provat e tij dhe ngriti fillimisht peshën 141 kilogram, më shumë lehtësi.
Më pas, shtangisti shqiptar ngriti edhe peshën 143 kilogram, për të vazhduar rivalitetin me italianin Zani.
Por prova që i dhuroi medaljen e artë, ishte e treta, ku ai ngriti 146 kilogramë.
Një lajm pozitiv për peshëngritjen shqiptare pas lajmeve të këqija që vinin nga dopingu. (Tema)