Trepça e fiton Kupën e Kosovës, mposht në finale Prishtinën
Trepça e fiton Kupën e Kosovës, mposht në finale Prishtinën 23.02.2023 | 16:28
Trepça e ka fituar Kupën e Kosovës, pasi në finale e mposhti Sigal Prishtinën, me rezultat 74-66.
 
Çerekun e parë e nisi mirë Prishtina, duke e fituar me rezultat 20-13, por në atë të dytin mitrovicasit u kthyen duke e fituar me rezultat 24-20.
 
Në periodën e tretë Prishtina fitoi për një pikë, 18-17. Teksa çereku i fundit ishte përcaktues në fitoren e Trepçës, pasi e fituan me rezultat bindës 16-8, për rezultatin final 74-66, shkruan Klankosova.
 
Më të dalluarit në fitoren e Trepçës ishte Drilon Hajrizi me 16 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime dhe Mikale Tmusic, me 13 pikë, tri kërcime dhe pesë asistime.
 
Në fund Hajrizi u shpall MVP i kësaj finale.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave