Xherdan Shaqiri kalon te Liverpooli për 13.75 mln paund
Xherdan Shaqiri kalon te Liverpooli për 13.75 mln paund 13.07.2018 | 02:41
Liverpooli ka arritur akordin me Stoke Cityn për të siguruar shërbimet e sulmuesit anësor të Zvicrës, shqiptari nga Kosova Xherdan Shaqiri, i cili pritet të kryejë testet mjekësore brenda kësaj jave.
 
“Të kuqtë” nga “Anfield Road” kanë firmosur deri tani me Naby Keita dhe Fabinhon gjatë kësaj vere, ndërkohë që përpjekjet e tyre për t’i rrëmbyer Lionit, kapitenin Nabil Fekir ngecën gjatë muajit qershor për shkak të shqetësimeve mbi gjendjen fizike të tij.
 
Edhe pse tentativa për Fekirin mund të rigjallërohet, ekipi i Jurgen Kloppit ka lëvizur duke arritur progres në joshjen e Shaqirit për të veshur fanellën e Liverpoolit.
 
Sipas “Telegraph”, Liverpooli ka rënë dakord të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës së 26-vjeçarit, që besohet të jetë diku 13.75 milionë paund. Këtë të premte do të kryhen edhe vizitat, sipas këtij tabloidi, e duke qenë se nuk pritet të zbulohet ndonjë problem shëndetësor, kosovari zviceran do të jetë blerja e tretë e klubit.
 
Liverpooli do të jetë një tjetër mundësi e artë për anësorin zviceran për t’u riafirmuar në nivelet më të larta, pasi nuk mundi të shkëlqente me Bayern Munchen dhe Interin. Por, mediet zbulojnë gjithashtu se Shaqiri nuk pritet të jetë “zgjedhje e parë” e Kloppit, por një zëvendësues i denjë për Sadio Mane apo Mohamed Salah.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave