At Gjergj Fishta: "TË NGJALLUNIT!"
At Gjergj Fishta: "TË NGJALLUNIT!" 04.04.2021 | 10:46
1 U ngjallë s’deknit: or’ prej dore/Preja mordes si i ka pshtue? /Sí i ka mujtun dyerët mizore, /Si ka pshtue Njai, qi pushtue/Kje prej tjerve ‘i herë mbi dhé? /Per Njatę jam tue lshue bé/ Qi prej s’deknish e gjalloi. /2 U ngjallë s’deknit: ftyra e gzueshme/Nen pelhurë nuk rrin mâ ngrit; /U ngjallë s’deknit: e randueshme/M’njanë ânë t’vorrit kaperdít. /Prapët mbi tokë rrin rrasa e eper, /Porsi i forti qi pin teper, / Tu’ u çue Zoti flakuroi.
 
Atë Fishta: "TË NGJALLUNIT!"
 
TË NGJALLUNIT
1 U ngjallë s’deknit: or’ prej dore
Preja mordes si i ka pshtue?
Sí i ka mujtun dyerët mizore,
Si ka pshtue Njai, qi pushtue
Kje prej tjerve ‘i herë mbi dhé?
Per Njatę jam tue lshue bé
Qi prej s’deknish e gjalloi.
 
2 U ngjallë s’deknit: ftyra e gzueshme
Nen pelhurë nuk rrin mâ ngrit;
U ngjallë s’deknit: e randueshme
M’njanë ânë t’vorrit kaperdít.
Prapët mbi tokë rrin rrasa e eper,
Porsi i forti qi pin teper,
Tu’ u çue Zoti flakuroi.
 
3 Porsi kúr per gjysë njaj shteku,
Mbas pushimit n’nji lisní,
Prap udhtari jeten preku,
E prej krejet hjedhë n’ajrí
Dushku s’thát nji gjethe t’rame,
Qi prejdeget ardhë e dame
Dalkadalë mbi tâ u ndesh:
 
4 Njashtu a’ i forti njatë mermerë,
Sypri vorrit qi randote,
Lehtë e dyndi me nji herë,
Kúr prej rrahes mjerí- plote
U kthye shpirti e trupit njitë:
Tha t’ Hyjnueshmit mbetun ngritë:
Çou, se vetë me Ty jam tesh.
 
5 T’ Izraelit nder t’topitun
Ç’ âsht perhapë nji fjalë e ré!
Ka shndrŷ qiellen si kje pritun
Perendija Hyj – me – né?
O t’ topitun, si kje zâni,
Ka mbarue per jú zalldani,
Aj âsht vetë Shelbuesi Zot.
 
6 Para Atij n’mbretní t’amshueme
Kush bír robit kishte hypun?
M’i a grabitë mbretnís s’shemtueme
T’parët e moçem Ai ka zdrypun:
D’shiri i bardhë i motit t’hershem,
Friga e rrebtë e anmikut t’mnershem,
Ai Ngadhnjyesi folë kah mot.
 
7 Njerzvet shęjten qi kallxuene
Shka do t’ siellshin kohët e gjata,
Porsi punët qi veç kaluene
Fmijvet t’vet u kallzon tata,
U diftue ai Diell i ndritshem,
T’ cillin Zoti dheut t’kobitshem
Per gojë t’tyne i a premtoi.
 
8 Kůr Ageu, kúr Izaija
I a dhanë besen rruzullimit
Se do t’ vite ‘i ditë Mesija;
Kúr i nçuemun prej rrëmbimit
I kndoi ditët qi njehun ishin
Edhe vjet’t qi lé nuk kishin
Danieli n’mend pershkoi.
 
9 Ishte dritë; e tue lotue
Magdalena e tjerat grá
Rrijshin t’mbytnin tue vajtue:
Nji termek atë botë qe rá,
Fund e maje u dynd Sionne
Edhe sogja e patenzone
Friget m’tokë u kalamend.
 
10 Nji i perjashtmas djalë i rí
Ndęj mbi vorr prej gurit dhęnun:
Ishte rrfé, po, duka e tí,
Flokut t’borës isht’ petku i endun:
Zęmer- ngrîmes, ‘ cilla e luti
I pergjegji njai fjalë- buti:
Âsht ngjallë s’deknit; s’âsht n’ketë vend.
 
11 Me t’padukshmet petka mndashit
Le t’shkojë t’zbémt e vjollcës s’irnueme;
Ari t’shndrisë si para tashit;
Zyrja e Fés kú t’thrret e lume
Del, Meshtár, me petka t’mira,
Veshun bardh, rrethue me qira,
T’ngjallnin deket tě kallxň.
 
12 Prej elterit duel nji zâ:
‘Gzou, o e qiellit Rregjinesha;
Gzou; Hy’i nieri n’tý u bâ
Kúr e jona i u çmue vesha,
Â’ngjallë, vetë si ‘i herë premtote:
Per né lutu: luta e jote
Qo t’jet ligjë Aj i lumi do’.
 
13 O ju vllazen, kremtja e Zotit
Sot na flet veç gazmend qiellit;
Âsht ditë gostet dita e sotit;
I gzon zęmra sot se t’cillit:
S’gjindet nanë aq e ngurrueshme,
Qi me petka mâ t’lulzueshme
Fmít e vet nuk i veshë sot.
 
14 I perkuerët t’jét n’hae bujari;
T’két çdo tryeze dhantít e veta:
Gostve t’mdhana i pshuem visari
Le t’kalojë nder shpija t’shkreta,
Para t’vorfnit tryezen shtrue
T’bâjë, i ndershem, me gazmue
N’ketë ditë t’madhe t’t’Naltit Zot.
 
15 Larg gallata edhe kelthimi
I gazmendit t’panjerzí:
Nuk âsht ky, jo, nuk âsht gzimi
Qi ep i drejti n’brohorí;
Por i paqët e mrenda vendit,
Por qielluer, si shęj gazmendit,
Qi nder valle t’qiellës ushton.
 
16 O ata t’lumët! mâ i bukur dielli
Shdritë atynve i kremtve t’lume;
Por ç’do t’bâjë, fatziu! Nja’ i cilli
E dredhë kamben n’ravë t’shemtueme
Qi ke deka ka mbaresen?
Në Tenzonë kush e mban shpresen,
Me Tenzonë dikúr gjallon.
At Gjergj Fishta ofm
______ 
1 pshtue: shpëtue: - e gjalloi: e ngjalli.
2 Prapët: sjellun per së mbrapshtit. – Porsi i forti ejt.: Et excitatus est tamquam dormiens Dominus, tamquam potens crapulatus a vino. Psalm., LXXVII, 65. – flakuroi: u çue në kambë.
3 njaj shteku : njij udhtimi. – lisní : lisore, pyllë lisash. – jeten preku : zgjohet.- dyndi: çoi perpjetë, largoi. - rrahes mjeri- plote : Limbit.
5 shndrŷ qiellen: çelë deren e qiellës.
7 t’ kobitshem : të mjerë. – per: nëper.
8 rrëmbimit : vegimit, ekstazës.
9 atbot: atëherë, – sogja: roja. – u kalamend : u muer mendsh. – zemer- ngrimes: Marís Magdalenë.
11 Me t’padukshmet : me të pahijshmet, të pastolisunat.
s’irnueme : së nxime, së verenikët.
13 aq e ngurrueshme: qi mos të duejë.
14 I perkuerët: i perkorë ( Bogdani), i ndalun në hae.
15 gallata: shamata. – kelthimi: brima.
në ravë t’shemtueme: në rrugë të mjerë të gabimit.
 Atë Gjergj Fishta, “Të Ngjallunt”, “Vallja e Parrizit”, bot. II, Shkoder, Sh. Bot. “Atë Gjergj Fishta” , 1941, fq 95-99
Shpjegimet e fjalëve janë të Atë Viktor Volajt./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave