Mons Simon Filipaj, përkthyesi i Biblës, nё përvjetorin e vdekjes
Mons Simon Filipaj, përkthyesi i Biblës, nё përvjetorin e vdekjes 02.09.2021 | 00:00
Dom Simon Filipaj, figurë poliedrike, me veprimtarinë e tij në fushën biblike e teologjike, i dha gjuhës shqipe kryeveprën botërore, Librin e Shenjtë, Biblën.
 
Krahas misionit e veprimtarisë së tij meshtarake ungjillëzuese, dom Filipaj të gjitha energjitë njerëzore, shpirtërore, intelektuale e fizike ia kushtoi studimit, meditimit e përkthimit të Fjalës së Zotit, Biblës në gjuhën shqipe, duke e përkthyer për herë parë në versionin e plotë.
 
Më 2 shtator kujtojmë figurën poliedrike të priftit shqiptar, dom Simon Filipajt, në përvjetorin e kalimit të tij në amshim.
 
Dom Simon Filipaj, është figurë e madhe e Kishës dhe Kombit Shqiptar. Lindi në fshatin Kllezën afër Ulqinit në Mal të Zi. Studimet filozofike e teologjike i kreu në Shkodër e në Zagreb. Tërë jetën meshtarake e intelektuale ia kushtoi misionit të apostolik nëpër bashkësitë Kishtare të famullive të kryedioqezës së lashtë të Tivarit, e posaçërisht në bashkësinë kishtare të Shën Gjergjit dhe asaj të Klleznës.
 
Dom Simon Filipajt dha kontribut të jashtëzakonshëm
 
Krahas misionit e veprimtarisë së tij meshtarake ungjillëzuese, dom Simon Filipaj të gjitha energjitë njerëzore, shpirtërore, intelektuale e fizike ia kushtoi studimit, meditimit dhe përkthimit të Fjalës së Zotit, Biblës në gjuhën shqipe, duke e përkthyer për herë parë në versionin e plotë. Dihet se Bibla është monumenti më i madh botëror i kulturës, pra, është kryevepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të popujve të mbarë botës. Kështu, me përkthimin në gjuhën shqipe, apo më mirë të themi me shqipërimin e Biblës, por edhe të veprave tjera siç janë librat liturgjike: Meshari Romak, ritualet e ndryshme dhe shkrimet e shumta teologjike e katekistike, dom Simon Filipajt i dha një kontribut të jashtëzakonshëm kulturës në përgjithësi e letërsisë shqipe në veçanti.
 
Dom Simon Filipaj njeri i Zotit dhe i kombit
 
Dom Simon Filipaj në rend të parë qe njeri i Zotit dhe i kombit. Lëvrues e mbrojtës i vlerave shpirtërore, kulturore, kombëtare e shoqërore. Ai qe njohës i thellë i shpirtit dhe thesarit kulturor shqiptar e botëror, që nga antikiteti e deri në ditët tona. Njeri i thjesht me virtyte të larta, i urtë e i mençur, i përzemërt e bujar, i drejtë dhe i vendosur, largpamës e i thellë, i dashuruar në Zotin e në popullin e vet, i butë e i afër me çdo kënd që takonte.
 
Bari i mirë, vëlla i sinqertë, meshtar i zellshëm, intelektual i shquar, biblist i madh, me një pasion e dashuri të paskajshme për të vërtetën, të bukurën, lirinë e dashurinë. Jetën e tij e kaloi duke punuar në shërbim të Zotit, Kishës e popullit dhe vendit të tij shqiptar. Me përkthimin e Librit të Librave – veprës monumentale, Biblës në gjuhën shqipe, si dhe përkthimin e shtjellimin e shumë librave tjerë biblike e liturgjike në gjuhën shqipe si Meshari, Leksionarët biblikë, ritualet etj, Simon Filipaj ka krijuar një gjini e rrymë tjetër të letërsisë shqipe të natyrës biblike e teologjike, pra asaj fetare.
 
Thamë se dom Simon Filipaj qe i thjeshtë, i përvujtë, e me gjithë punën kolosale që bëri duke përkthyer Biblën e plotë në gjuhën shqipe, ai ishte i ndërgjegjshëm se përkundra të gjitha përpjekjeve, përthimi i Biblës në gjuhën shqipe kishte prapë nevojë për një rishikim e përmirësim. Ja si shprehet dom Simon Filipaj në mikrofonin e Radio Vatikanit mbi përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe.........
 
dom Simon Filipaj në mikrofonin e Radio Vatikanit mbi përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe
 
Me 24 tetor 1994  ia dorëzoi Gjon Palit II Biblën në gjuhën shqipe
 
E duam të kujtojmë edhe njërën prej ditëve të lumtura e më të bukura të jetës së tij, atë të 24 tetorit të vitit 1994, kur në Vatikan i shoqëruar nga kryeipeshkvi i asajkohe te Tiranë-Durrësit imzot Rrok Mirdita dhe dom David Gjugja, dom Simon Filipaj ia dorëzoi personalisht Papës Gjon Palit II kopjen e Biblës së plotë në gjuhën shqipe. Me përkthimin e Biblës në gjuhën shqipe – iu drejtua me atë rast Papa Gjon Pali II dom Simon Filipajt – e keni radhitur popullin e juaj shqiptar ndër popujt e mëdhenj, duke ripohuar edhe një herë traditën e lashtë të krishterë e fisnikërinë me të cilën është dalluar përherë populli shqiptar”. Ja dëshmia e dom Simonit në mikrofonin e Radio Vatikanit menjëherë pas audiencës te Papa Wojtila me 1994....
 
Ja dëshmia e dom Simonit në mikrofonin e Radio Vatikanit menjëherë pas audiencës së pat te Papa Wojtila me 1994
 
Si duhet lexuar Bibla
 
Sot duke kujtuar figurën e tij në përvjetorin e kalimit në Jetën e Amshuar, në Mbretërinë e Hyjit, në Ngjalljen e Krishtit Shpëtimtar, çka dom Simoni besoi gjithmonë me plot bindje e fe të gjallë dhe të fortë si graniti, duam te ju propozojmë disa fragmente marrë nga arkivi jonë radiofonik, përmes të cilave fragmente duam të ndalemi te shpjegimi që dom Simon Filipaj jep mbi Fjalën e Zotin, Biblën. Si duhet lexuar e çka mund të gjemë në këtë libër që është Fjala Hyjnore?! Ta dëgjojmë....
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave