Beteja e Koshares, 22 vjet nga vdekja e komandantit të UÇK, Agim Ramadani
Beteja e Koshares, 22 vjet nga vdekja e komandantit të UÇK, Agim Ramadani 10.04.2021 | 00:00
Në nderim të emrit dhe veprës së Agim Ramadanit, shumë sheshe, rrugë e institucione në Kosovë mbajnë sot emrin e tij.
 
Më 11 prill të vitit 1999, u vra në beteje luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ramadani i njohur me nofkën “Katana”. Pas rënies së tij, Brigada 138 e Zonës Operative të Dukagjinit u emërua “Agim Ramadani”. Në nderim të emrit dhe veprës së Agim Ramadanit, shumë sheshe, rrugë e institucione në Kosovë mbajnë sot emrin e tij.
 
Por si ra bë betje Agim Ramadani? Sipas historianëve, në orën 3 të mëngjesit të 9 prillit 1999, një njësit i Brigadës të Zonës Operative të Dukagjinit, me 69 ushtarë, i udhëhequr nga Agim Ramadani, me përpjekjet heroike i çliruan të gjitha objektet dhe pikat e zjarrit të pushtuesit serb në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në zonën e Koshares.
 
Në këtë betejë u çlirua hapësira me gjerësi prej 15 kilometrash, e cila kishte një rëndësi të veçantë ushtarake, meqë mundësohej më lehtë furnizimi me armë, me teknikë luftarake dhe me ushtarë.
 
Kush është Agim Ismaili?
 
Agim Ramadani (1963–1999) lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, në Kosovë, me 3 maj të vitit 1963. Të parët e Familjes së tij Vinin nga Malësia e karadakut, pikërisht nga fshati Depcë afër Preshevës. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.
 
Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e personale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoj si emigrant politik, meqë me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet anëtarë nderi në Akademinë Evropiane të Arteve. Ndonëse kishte të rregulluar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998, iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicër tre fëmijë dhe gruan.
 
Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare. Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur Zharret, ai ra heroikisht- duke mos vdekur kurrë. Njihet me emrin konspirativ-Katana. Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit-Katanës. Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën./(A.B. Dosja.al)
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave