Libraritë e ndryshme ku nxënësit po pajisen me blerjen e librave kanë manipuluar me çmimet e librave, shkruan Gazeta Metro.
Nga manipulimi i çmimit në libër tregohet se përderisa çmimi real ishte 3.75 euro, çmimi mbi i cili konsiderohet të jetë ‘më i lirë’, është 4.00 euro
E krejt kjo shihet në një video të cilën ka siguruar Gazeta Metro, e një gjë e tillë konsiderohet goxha shqetësuese për prindërit.
“Në njërën anë 80 euro janë pak për libra, anën tjetër po na shtrenjtojnë hala më shumë librat veç mos me i qu hiq në shkollë “.
Ende nuk ka përfunduar subvencionimi me libra. Por ende më shqetësuese po konsiderohet fakti që disa prindërve që kanë disa fëmijë në shkollë, njërin nga ta e kanë lënë jashtë listës./gazetametro.net