Kushtetuesja vendos masë të përkohshme gjatë muajit shtator, s’ka konstituim
Kushtetuesja vendos masë të përkohshme gjatë muajit shtator, s’ka konstituim 05.09.2025 | 03:15
Përkundër faktit se kryetari Dimal Basha shpalli Kuvendin të konstituuar, Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë sot aktgjykimin në lëndën e parashtuar nga deputetës e Listës Serbe për ‘masë të përkoheshme’ rreth veprimeve të mëtejme të Kuvendit të Kosovës.
 
Gjykata njofton se “parashtruesit e kërkesës kontestojnë kushtetutshmërinë e “Procesverbaleve të seancave të Kuvendit të Kosovës” dhe vendimeve të nxjerra në seancat e 26 dhe 28 gushtit 2025.
 
“Objekt i çështjes së kërkesës është vlerësimi i kushtetutshmërisë së akteve të kontestuara për të cilat parashtruesit e kërkesave pretendojnë se janë shkelur neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], neni 24 [Barazia para Ligjit], paragrafi 4 i nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës, dhe neni 6 (E drejta për proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në tekstin e mëtejmë: KEDNJ), si dhe janë në kundërshtim me Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese KO119/14, KO124/25 dhe KO193/25 dhe KO196/25. Parashtruesit e kërkesës po ashtu pretendojnë se është shkelur pika 1 e paragrafit 6 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit) të Rregullores së Kuvendit” – thotë Aktgjykimi.
 
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 116 (2) të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit dhe rregullat 44, 45, 46 (2) dhe 48 (1) (d) të Rregullores së punës, më 4 shtator 2025, njëzëri
 
VENDOS
I. TË CAKTOJË ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë;
II. TË URDHËROJË që masa e përkohshme hyn në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025;
III. T’U’A KUMTOJË këtë Vendim palëve;
IV. TË PUBLIKOJË këtë Vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 të Ligjit;
V. Ky Vendim hyn në fuqi më 5 shtator 2025.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.