“Kuvendi nuk është i konstituuar”/ Bugaqku nga KDI tregon pritjet nga Kushtetuesja për kërkesën e Listës Serbe
“Kuvendi nuk është i konstituuar”/ Bugaqku nga KDI tregon pritjet nga Kushtetuesja për kërkesën e Listës Serbe 02.09.2025 | 03:28
Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në KDI, thotë se Kuvendi nuk është konstituar ende, pasi nuk janë zgjedhur të gjithë nënkryetarët, siç thuhet në aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese.
 
“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese sipas aktgjykimit të vitit 2014 dhe dy aktgjykimet e fundit thotë se me konstituim nënkuptohet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve. Fjala nënkryetarët nënkupton se duhet të zgjedhen të gjithë nënkryetarët e propozuar, andaj në vlerësimin tim, Kuvendi nuk është konstituar ende sepse kemi mungesë të zgjedhjes së një nënkryetari”, shprehet ai për Gazeta Blic.
 
Ai thekson se Gjykata Kushtetuese ka afat 60 ditë që të përgjigjet për kërkesën e Listës Serbe dhe nëse gjen shkelje, mund të vendos që të ripërsëritet votimi për nënkryetarët në pako.“Sipas rregullës së punës së Gjykatës Kushtetuese, afati sipas të cilës duhet të vendos brenda afatit 60 ditor që duhet të japë një vendim, nëse ka shkelje kushtetuese në zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit dhe nëse gjen shkelje mund të vendos që të ripërsëritet zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit, atëherë procesi kthehet në pikën zero dhe rrjedhimisht duke u bazuar në praktikën e deritanishme parlamentare mund të kërkojë që ky proces të vazhdojë sipas procedurave pra që së pari të propozohet kandidatura e nënkryetarit nga Lista Serbe dhe atij nga komuniteti joshumicë dhe të votohen në pako”, ka deklaruar Vullnet Bugaqku nga KDI./Gazeta Blic/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.