Bashkimi Evropian do të ndalojë plotësisht importin e gazit rus deri në fund të vitit 2027, do të minimizojë importet e naftës nga Rusia, si dhe do të ndërmarrë masa për të reduktuar ndjeshëm varësinë nga sektori bërthamor rus, përfshirë kufizimin e furnizimit me uranium të pasuruar.
Këto masa janë bërë të ditura nga Komisioneri Evropian për Energjinë, Dan Jørgensen, gjatë një prezantimi në Strasburg.
Sipas Jørgensen, këto vendime janë pjesë e një strategjie të gjerë për ndërprerjen e importit të burimeve energjetike nga Rusia, përfshirë edhe intensifikimin e përpjekjeve për të luftuar të ashtuquajturën “flotë në hije” që përdor Rusia për të shmangur sanksionet.
“Bashkimi Evropian synon të ndërpresë plotësisht importin e gazit rus deri në fund të vitit 2027,” deklaroi ai.