Funerali i Papa Françeskut, sheshi i Shën Pjetrit mbushet me mbi 400 mijë pjesëmarrës
Funerali i Papa Françeskut, sheshi i Shën Pjetrit mbushet me mbi 400 mijë pjesëmarrës 26.04.2025 | 12:00
Qindra mijëra njerëz janë mbledhur sot në qytetin e Vatikanit për të marrë pjesë në funeralin madhështor të Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 88-vjeçare.
 
Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, numri i pjesëmarrësve ka tejkaluar shifrën prej 400,000 personash.
 
“Vlerësimet tona paraprake tregojnë për një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Rreth 400,000 persona ndodheshin në sheshin e Shën Pjetrit dhe përgjatë itinerarit të kortezhit funebër,” deklaroi ministri italian i Brendshëm, Matteo Piantedosi, për TG5. 
 
Arkivoli i Papës u përcoll nga një kortezh solemn deri në bazilikën Santa Maria Maggiore, ku u mbajt ceremonia e varrimit në praninë e liderëve fetarë dhe shtetërorë nga mbarë bota.
 
Papa Françesku, i njohur për përulësinë, përkushtimin ndaj të varfërve dhe përpjekjet për reformimin e Kishës Katolike, do të mbahet mend si një nga papët më të dashur dhe më progresistë të kohës moderne./Top Channel
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.