Izraeli ultimatum Hamasit: Pranojeni propozimin amerikan ose e pushtojmë tërë Gazën
Izraeli ultimatum Hamasit: Pranojeni propozimin amerikan ose e pushtojmë tërë Gazën 05.05.2025 | 04:24
Kabineti qeveritar në Izrael u pajtua sot për fazën e re të operacioneve në Gaza, ku përfshihet vendosja e kontrollit ushtarak mbi këtë territor, përcjell Gazeta Metro.
 
Vendimet e kabinetit qeveritar përfshijnë pra kontrollin e plotë të Gazës, zhvendosjen e palestinezëve drejt jugut, si dhe moslejimin e Hamasit që të shpërndajë ndihma humanitare.
 
“Që nga momenti i fillimit të operacionit tokësor, nuk do të ketë tërheqje nga territoret që kemi kapur – as në këmbim të pengjeve. Mënyra e vetme për të liruar pengjet është të mposhtim Hamasin,” tha ministri Smotrich.
 
Sipas raportimeve në Izrael, shteti hebraik i ka dhënë ultimatum grupit terrorist Hamas që të pranojë propozimin për armëpushim të të dërguarit presidencial Steve Witkoff.
 
Nëse nuk pranohet ky ultimatum deri në fund të vizitës së presidentit Trump në Lindjen e Mesme, që pritet të ndodhë javën e ardhshme, sipas Jerusalem Post, atëherë ushtri izraelite do të fillojë operacionin e ri./gazetametro.net
 
🚨🚨 Israel gives Hamas a deadline: a deal in the Witkoff framework by the end of Trump’s Middle East visit – or the start of a large-scale operation in the Gaza Strip.
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) May 5, 2025
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.