Mbi 35 palestinezë vriten duke kërkuar ushqim në Gazë
Mbi 35 palestinezë vriten duke kërkuar ushqim në Gazë 07.08.2025 | 15:43
Të paktën 38 palestinezë janë vrarë të mërkurën në Rripin e Gazës derisa kërkonin ndihma në kamionët e Kombeve të Bashkuara dhe në qendrat e drejtuara nga një kontraktor amerikan i mbështetur nga Izraeli, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë.
 
Të paktën 38 palestinezë janë vrarë të mërkurën në Rripin e Gazës derisa kërkonin ndihma në kamionët e Kombeve të Bashkuara dhe në qendrat e drejtuara nga një kontraktor amerikan i mbështetur nga Izraeli, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë.
 
Ushtria izraelite tha se ka shtënë me armë në mënyrë paralajmëruese kur turmat e njerëzve i ishte afruar forcave të saj.
 
Ndërkohë, 25 palestinezë të tjerë, përfshirë disa gra dhe fëmijë, u vranë nga sulmet ajrore izraelite, sipas spitaleve lokale në Gazë.
 
Ushtria deklaroi se objektivat e saj janë vetëm militantët e Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE.
 
Vdekjet e fundit ndodhën në një kohë kur pritet që kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, të njoftoi për veprime të mëtejshme ushtarake - dhe mbase plane që Izraeli ta ripushtojë plotësisht Gazën.
 
Ekspertët thonë se ofensiva e vazhdueshme ushtarake dhe bllokada po e shtyjnë këtë territor prej rreth 2 milionë palestinezësh drejt urisë ekstreme.
 
Një raport i ri i OKB-së thotë se vetëm 1.5% e tokës bujqësore të Gazës është e qasshme dhe e padëmtuar.
 
Një përshkallëzim tjetër i këtij konflikti, që nisi para 22 muajve, mund t’i rrezikojë jetët e panumërta të palestinezëve dhe rreth 20 pengjeve izraelite që mendohet se janë ende gjallë, si dhe do të haste në kundërshtime të ashpra ndërkombëtarisht dhe brenda vetë Izraelit.
 
Aleatët e Netanyahut nga koalicioni i ekstremit të djathtë prej kohësh kanë bërë thirrje për zgjerimin e luftës, si dhe për marrjen nën kontroll të Gazës, zhvendosjen e pjesës më të madhe të popullsisë dhe ndërtimin e vendbanimeve hebraike atje.
 
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kur u pyet të martën nga një gazetar nëse mbështeste ripushtimin e Gazës, tha se nuk ishte në dijeni të këtij “sugjerimi”, por se “është në dorën e Izraelit”.
 
Militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1.200 njerëz, shumica civilë, në sulmin e 7 tetorit 2023 dhe morën peng 251 të tjerë. Shumica e pengjeve janë liruar përmes armëpushimeve ose marrëveshjeve të tjera. Nga rreth 50 që mbeten ende në Gazë, besohet se rreth 20 janë ende gjallë.
 
Lufta hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 61.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, e cila nuk specifikon se sa prej tyre ishin luftëtarë apo civilë, por thotë se rreth gjysma ishin gra dhe fëmijë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.