Pas takimit në Washington të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, me shefin e diplomacisë serbe, Marko Djuric, ku u fol edhe për një dialog strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë, Departamenti i Shtetit qartazi ka folur edhe për raportet që Serbia ka me Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën.
SHBA-ja theksoi rëndësinë e deeskalimit të tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me Kosovën dhe në Bosnje e Hercegovinë, me qëllim të përmirësimit të stabilitetit rajonal dhe mundësimin e rritjes ekonomike dhe mirëqenies.
Nga Departamenti i Shtetit ështe theksuar se SHBA dhe Serbia të mbajnë një dialog strategjik dypalësh. Biseda do të organizohet me qëllim thellimin e lidhjeve ekonomike dhe të sigurisë mes dy vendeve.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të SHBA-së, Tammy Bruce, po ashtu tha se Rubio dhe Djuric diskutuan për rëndësinë e deeskalimit të tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me Kosovën dhe në Bosnje e Hercegovinë, me qëllim të përmirësimit të stabilitetit rajonal dhe mundësisë e rritjes ekonomike dhe mirëqenies.
“SHBA është e përkushtuar ndaj një marrëdhënieje reciprokisht të dobishme me Serbinë, e cila i shërben qytetarëve dhe interesave tona”, shtoi Bruce në një deklaratë me shkrim të publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit.