Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Varshavë ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta pas tragjedisë së ndodhur në Universitetin e Varshavës, ku humbi jetën një punonjës i këtij institucioni.
Në një reagim zyrtar, Konsullata shpreh dhimbjen dhe solidaritetin me familjen, të afërmit dhe kolegët e viktimës, duke theksuar mbështetjen për komunitetin akademik në këtë moment të vështirë, raporton RTKlive.
Kujtojmë se një grua është vrarë dhe një burrë është plagosur rëndë në një sulm me sëpatë në Universitetin e Varshavës, të mërkurën pasdite, kanë bërë të ditur autoritetet policore në Poloni. Viktima është një anëtare e stafit të universitetit, ndërsa i plagosuri është një roje sigurie.