Marrëveshja e Kosovës me EFTA-n mirëpritet nga ekspertët e ekonomisë
Marrëveshja e Kosovës me EFTA-n mirëpritet nga ekspertët e ekonomisë 22.01.2025 | 15:28
Marrëveshja që do ta nënshkruajë sot Kosova në Davos të Zvicrës, po mirëpritet nga ekonomistët e Kosovës. EFTA do t’u mundësojë kompanive e prodhuesve vendorë tregti të lirë të mallrave pa tarifa doganore, thonë njohës të ekonomisë.
 
Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Kosova sot do të nënshkruajë Marrëveshjen e EFTA-s. Kjo marrëveshje përqendrohet në liberalizimin e tregtisë së mallrave. Prodhuesit do të mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje duke pasur mundësi të eksportit të një numri të produkteve në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se përfitimet e Kosovës nga kjo marrëveshje janë të mëdha.
 
“Përfitimet e kësaj marrëveshjeje janë të mëdha, sepse produktet kosovare mund të eksportohen në vende anëtare të EFTA-s pa tarifë doganore apo me kuotë tarifore. Çdo marrëveshje për tregti të lirë është shumë e mirëseardhur, sepse Kosova si treg dhe për t’u bërë më tërheqëse për investitorët e huaj, duhet të jetë pjesë e këtyre marrëveshjeve të tregtisë së lirë”, tha Rafuna.
 
Eksperti i ekonomisë, Safet Gerxhaliu, tha se Forumi Ekonomik i Davosit është një ndër ngjarjet me të rëndësishme të vitit kalendarik. Ai tha se marrëveshja që do të nënshkruhet në Davos do të rrisë volumin e këmbimit tregtar me vendet anëtare të EFTA-s.
 
“Në Marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s janë katër shtete që kanë rëndësi në partneritet. Vetë fakti se më Zvicër kemi raporte të veçanta dhe tani jemi nënshkrues të marrëveshjes EFTA, besoj se do të rrisë volumin e këmbimit tregtar në veçanti të eksportit. Marrëveshja duhet zbatohet dhe të shikohet më tepër në kontestin ekonomik sesa politik”, tha Gerxhaliu.
 
Në njoftimin e qeverisë thuhet se kjo marrëveshje do të krijojë mundësi të reja për prodhuesit dhe kompanitë vendore, do të forcojë partneritetin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë, Zvicrës, Lihtenshtajnit dhe Islandës si shtete anëtare të EFTA-s.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.