“Zgjedhjet e reja duhet të jenë zgjidhja e fundit”, Rashiti tregon 7 opsionet për dalje nga ngërçi
“Zgjedhjet e reja duhet të jenë zgjidhja e fundit”, Rashiti tregon 7 opsionet për dalje nga ngërçi 29.04.2025 | 11:56
Analisti politik Naim Rashiti ka bërë me dije se zgjedhjet e reja duhet të jenë zgjidhja e fundit.
.
Ai ka treguar opsionet për të dal nga ngërçi aktual politik në të cilin ndodhet Kuvendit i Kosovës.
 
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se për të gjitha këto opsione duhet dialog të nivelit të lartë politik në mes të liderëve.
 
Postimi i tij i plotë:
 
Zgjedhjet e reja duhet te jene zgjidhja e fundit
 
Opsionet:
 
1. LVV duhet te propozoje tre kandidate per Kryetar/e te kuvendit. Deputet (se paku pjesa me e madhe e tyre) do te votoje njerin prej tyre.
2. Nje grup I deputeteve duhet me urgjence te dergojne nje pyetje specifike ne Gjykaten kushtetuese…..
3. LVV te beje marreveshje politike me subjekte parlamentare. As bashkepunimi me NISMEN-en nuk arrihet pa marreveshje politike per bashkeqeverisje.
4. Ne rast te deshtimit te LVV-se per te siguruar votat per fromimin e qeverise, opozita do te kete shansin e vet, por nuk e ka te garantuar.
5. Koha per lidership te guximshem e marreveshje te medha poltike te guximshme per bashkeqeverisje. Marreveshjet poltiike duhen tani apo pas perseritjes se zgjedhjeve te reja.
6. Nje opcion eshte qe partia fituese LVV te formoje nje qeveri minore, me mbeshtetjen e disa subjektkeve apo deputeteve, me kusht qe ata marrin kryetarin e kuvendit. Kjo qeveri duhet te jete me mandat shume te kufizuar kohor.
7. Qeveri teknike- Nese LVV, PDK dhe LDK besojne se blloqet e tyre nuk mund te formojne qeverine, ato duhet te pajtohen per nje qeveri teknike (perfshire programin dhe prioritet) me mandat deri ne shkurt te vitit 2026.
8. Nese te gjitha keto opcione nuk funksionojne, subjektet poltike duhet te pajtohen per shpalljen e zgjedhjeve te reja sa me shpejt.
9. Dhe per te gjitha opcionet duhet dialog te nivelit te larte politk ne mes te lidereve.
10. Mungesa e dialogut te te thelloje krizen dhe detyroje subjektet te bejne zgjidhje te rrrezikshme per te ardhmen dhe funksionimin e institucioneve.
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.