Montreux-i shndërrohet në një botë festive, “Babagjyshi” fluturon mbi Liqenin e Gjenevës
Montreux-i shndërrohet në një botë festive, “Babagjyshi” fluturon mbi Liqenin e Gjenevës 23.11.2026 | 01:43
Tregu i Krishtlindjeve në Montreux tërheq çdo dimër qindra mijëra vizitorë me shtëpizat e ndriçuara, atmosferën festive dhe pamjet piktoreske të liqenit e maleve. Atraksioni më i veçantë është slita e ndriçuar e Babagjyshit, e cila fluturon mbi liqen disa herë gjatë ditës.
 
Përgjatë bregut të Liqenit të Gjenevës shtrihen më shumë se 170 shtëpiza festive, ku vizitorët mund të shijojnë atmosferën karakteristike të sezonit të Krishtlindjeve. Hyrja në treg është falas, ndërsa fluturimi i Babagjyshit me slitën e tij është një nga pamjet më të veçanta, sidomos pas perëndimit të diellit, transmeton albinfo.ch.
 
Një tjetër atraksion është Shtëpia e Babagjyshit në Rochers-de-Naye, për të cilën nevojiten bileta dhe rekomandohet rezervimi paraprak, pasi kërkesa është e lartë.
 
Tregu i Krishtlindjeve në Montreux mbetet një nga destinacionet më të njohura festive në Zvicër, duke ndërthurur traditën, argëtimin dhe bukuritë natyrore të Rivierës së Liqenit të Gjenevës./Albinfo.ch
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave