Këshilla praktike mbi përdorimin e letrës së kuzhinës
Këshilla praktike mbi përdorimin e letrës së kuzhinës 12.09.2017 | 12:00
Letra e kuzhinës tashmë është kthyer në komoditet të nevojshëm për amvisat. Ajo gjen përdorim gjithnjë e më të gjerë si në shtëpi dhe jashtë saj.
 
Përdorimi i letrës së kuzhinës në vend të sfungjerit apo të pecetave tekstile është mënyra më e mirë për të shmangur përhapjen e mikrobeve në sipërfaqen e kuzhinës.
 
Në rastet kur e përdorni letrën e kuzhinës në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin duhet patur  kujdes që letra e kuzhinës që përzgjidhni të jetë e bardhë, pa ngjyrosje, me përbërje 100% celulozë dhe e përshtatshme për kontakt me ushqimin.
 
Letra e kuzhinës BELLA SOFT siguron të gjithë parametrat e sipërpërmendur dhe është e prodhuar me standartet e cilësisë EN ISO 9001:2008. 
 
Përveç kësaj ato ndihmojnë së tepërmi dhe në pastrimin lehtë e thjesht edhe të orendive të tjera në kuzhinë dhe jo vetëm.
 
Ja dhjetë këshilla praktike mbi përdorimin e saj:
 
1. Pastrimi i mikrovalës: vendos disa letra kuzhine të lagura në furrën e mikrovalës dhe ndizeni atë në maksimumin e saj për 3-5 minuta. Avulli që del nga to zbut ndotjet. Sapo letra e kuzhinës të ftohet përdoreni për të pastruar pjesën e brendshme të furrës.
 
2. Heqja e kripërave nga rubineti: lagni letër kuzhine me uthull dhe mbështilleni rreth çezmës në pjesën e ndotur me kripëra. Lëreni për rreth një orë dhe do të shikoni që kripërat do të shkrihen dhe rubineti do të jetë i pastër e plot shkëlqim pasi e keni fshirë me letër të thatë kuzhine.
 
3. Doni të mbani perimet të freskëta? Mbështillni sallatën jeshile me letër kuzhine të spërkatur me pak ujë dhe mbajeni në frigorifer. Të njëjtën gjë mund të bëni për karrotat dhe perimet e prera si specat dhe majdanozi. Thjesht mendoje: nuk ka më perime të thara. Mbështilli perimet me letrën pak të lagur të kuzhinës dhe vendosi në një qese plastike.
 
4. Nëse do të heqësh yndyrën e tepërt nga patatet e perimet e skuqura, sallami i skuqur, petullat e të tjera gjëra të skuqura thjesht mbështilli me letër kuzhine. Ajo do të përthithë të gjithë yndyrën.
 
5. Gjithashtu ato të ndihmojnë të heqësh lagështinë e tepërt nga sipërfaqja e  mishit te viçit,  pulës apo peshkut pasi erëzat dhe kripa janë më rezultative kur i fërkon në sipërfaqe të thatë.
 
6. Që tiganët apo tenxheret që nuk ngjitin të kenë jetë të gjatë në kuzhinën tuaj, vendosni letër kuzhine në to në momentin që i stivosni njëri mbi tjetrin. Kështu do të shmangni gërvishtjet e panevojshme të tyre.
 
7. Pasi keni larë koshat e mbeturinave me ujë të ngrohtë e sapun, vendosni disa pika vaj Eukaliptusi në një fletë letër kuzhine dhe lyejini koshat në pjesën e brendshme. Ato do të kundërmojnë erë freskie.
 
8. Për të hequr mbetjet e qiriut nga rrobat apo mbulesat e tavolinës, vendosni një shtresë letër kuzhine mbi sipërfaqen e njollës dhe pastaj hekuroseni. Letra do të përthithë qiriun.
 
9. Nëse ju bie ushqim apo verë e kuqe në rroba, lagni një fletë letër kuzhine me soda water dhe fërkojeni njollën. Do të dalë menjëherë.
 
10. Hidhni sodë buke në letrën e kuzhinës të spërkatur me ujë dhe fërkoni lavamanin. Shpëlaje me ujë dhe pastaj thaje me letër kuzhine. Kjo është shumë miqësore me mjedisin.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave