Papa: të mos i harrojmë ata që vuajnë e vdesin për shkak të konflikteve
Papa: të mos i harrojmë ata që vuajnë e vdesin për shkak të konflikteve 20.07.2026 | 02:26
Në Castel Gandolfo, pas lutjes mariane të Engjëllit të Zotit, Papa Leoni XIV kujtoi se vazhdon të ndjekë "me shqetësim atë që po ndodh në vende të ndryshme të shkatërruara nga lufta dhe nga dhuna" dhe na ftoi të bashkohemi me "lutjen tonë të vazhdueshme" e me "angazhimin tonë bujar për paqen". Përshëndetje shtegtarëve të shumtë, të mbledhur në Piazza della Libertà.
 
Në Castel Gandolfo, ku po kalon një periudhë pushimi, të ndërprerë vetëm nga disa ngjarje publike dhe nga lutja e Engjëllit të Tënzot e së dielës, Papa Leoni XIV, pas lutjes së sotme mariane, kujtoi përsëri konfliktet e shumta, që ende vazhdojnë në mbarë botën.
 
Ne vazhdojmë të ndjekim me shqetësim atë që po ndodh në vende të ndryshme të shkatërruara nga lufta dhe nga dhuna. Të mos i harrojmë ata që vuajnë dhe vdesin për shkak të konfliktevev e, me angazhimin tonë bujar për paqen, të bashkohemi edhe ne me lutjen tonë të vazhdueshme.
 
Lajme për viktima në Ukrainë dhe sulme të reja në Iran dhe Kuvajt
 
Edhe sot ndjehen lajme për viktima në konfliktin e Ukrainës, me kryeqytetin Kiev të goditur nga një sulm masiv me raketa ruse, që thuhet se la përsëri pas një të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Ndërkohë, ushtria ukrainase mori përgjegjësinë për operacionet kundër objektivave ushtarake ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov. Flitet edhe për bombardime të reja amerikane në Iranin jugor, ndërsa Teherani është përgjigjur me raketa dhe dronë kundër instalimeve ushtarake amerikane në Kuvajt. Edhe Kurdistani i Irakut është prekur. Uashingtoni e ka lidhur ofensivën e re me sulmin e së premtes së kaluar në bazën ajrore Muwaffaq al Salti në Jordani, i cili vrau dy ushtarë amerikanë dhe la një të tretë të zhdukur.
 
Përshëndetje banorëve të Castel Gandolfos dhe shtegtarëve
 
Papa Leoni XIV, më pas, ripohoi përshëndetjet dhe mirënjohjen e tij për të gjithë banorët e Castel Gandolfos dhe mirëpret me gëzim shtegtarët "që vijnë nga të katër anët e botës!".
 
I drejtoi një përshëndetje të veçantë Komunitetit Cenacolo të Nënës Elvira, mbledhur në Saluzzo për Festën e Jetës; Lëvizjes së Familjeve të Reja Focolare, të mbledhura për Shkollën ndërkombëtare; studentëve meksikanë që marrin pjesë në Shkollën Verore APRA dhe grupit të Fellowship-it Katolik të Botëkuptimit.
 
Në anglisht Papa përshëndeti më pas anëtarët e rinj të Regnum Christi, të cilët po marrin pjesë në një kurs ndërkombëtar për formuesit, dhe australianët që marrin pjesë në "Shtegtimi i Luanit", të shoqëruar nga Ipeshkvi-ndihmës Anthony Percy i Sidneit. Së fundi, Papa përshëndeti familjet dhe fëmijët e Motrave të Bamirësisë të Ngjitjes së Zojës në Qiell, të Romës, të rinjtë nga famullia e Shën Shëlbuesit në Jeruzalem, Grupin e të Rinjve nga famullia e Shën Augustinit të Bovolentas dhe shtegtarët nga Akademia Liturgjike e Rzeszów./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave