Ky shurup ndihmon ta zvogëloni belin dhe të hiqni shumicën e ujit, që është grumbulluar në organizëm. Përbërësit e tij përmirësojnë edhe shikimin, dëgjimin dhe kujtesën. Natyrisht, gjithçka është më efektive nëse e kombinoni me ushtrime. Përbërësit e këtij shurupi janë të pasur me vitamina C, kalium, vitamina B1 dhe B6, hekur, vitamina B2, magnez dhe fosfor.
PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM PËR SHURUP
125 Gramë rrikë 4 limonë 3 lugë të mëdha mjaltë 2 lugë kanellë 2 centimetra rrënjë të xhenxhefilit.
PËRGATITJA E SHURUPIT
Imtësoni në blender rrikën dhe xhenxhefilin. Më pas aty shtoni lëngun e freskët të shtrydhur nga limoni dhe i përzieni në blender edhe për disa minuta. Më pas shtoni mjaltin dhe kanellën dhe përzieni derisa të gjithë përbërësit të bashkohen. Masën e fituar e vendosni në një kavanoz prej qelqi. Merrni nga dy lugë në ditë të këtij ilaçi, para shujtës apo para ushtrimeve. Këtë preparat mund ta përdorni rreth tri javë e më pas mund të bëni një pauzë prej disa ditëve. Para përdorimit të "ilaçeve" natyrale këshilloni mjekun./(Kosova Sot Online)