Lara Colturi i dhuron Shqipërisë fitoren e parë në Kupën e Botës në ski alpine
Lara Colturi i dhuron Shqipërisë fitoren e parë në Kupën e Botës në ski alpine 22.11.2026 | 12:00
Lara Colturi ka shkruar historinë në sportin shqiptar, duke fituar për herë të parë një garë të Kupës së Botës në ski alpine.
 
Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë triumfoi këtë të shtunë në garën e slalomit në Gurgl të Austrisë, duke i dhuruar vendit suksesin e parë në historinë e këtij kompeticioni, raporton Euronews.al.
 
20-vjeçarja përfundoi dy zbritjet me kohën e përgjithshme 1 minutë, 45 sekonda e 47 të qindtat, duke lënë pas dy skiatorët suedeze.
 
Sara Hector u rendit e dyta, me 27 të qindtat më shumë, ndërsa Anna Sëenn Larsson zuri vendin e tretë, me një diferencë prej 30 të qindtash.
 
Ky është triumfi i parë në karrierën e Colturi-t në Kupën e Botës, pas disa rezultateve në podium dhe dy vendeve të dyta në garat e para të këtij sezoni.
 
Fitorja në Gurgl vjen një javë pas vendit të dytë që ajo arriti në slalomin e Levi-t në Finlandë.
 
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky është një sukses që i bën krenarë të gjithë shqiptarët.“Lara Colturi shkroi historinë! Për herë të parë, Shqipëria në majën e Kupës së Botës në Ski Alpine. Një sukses që i bën krenarë të gjithë shqiptarët”- ka shkruar ai në Facebook.
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave