FIFA: Kombëtarja e Kosovës me ngritjen më të lartë në renditjen botërore për vitin 2018
FIFA: Kombëtarja e Kosovës me ngritjen më të lartë në renditjen botërore për vitin 2018 20.12.2018 | 11:53
Faqja zyrtare e FIFA-s ka publikuar renditjen përfundimtare të kombëtareve për vitin 2018, dhe e ka theksuar se Kombëtarja e Kosovës ka pësuar ngritjen më të lartë nga të gjitha kombëtaret brenda këtij viti.
 
Kosova është ngritur për 46 pozita brenda një viti dhe tani pozicionohet në vendin e 131 me 1113 pikë të grumbulluara.
 
Për shkak që në këtë muaj nuk ka pasur ndeshje të kombëtareve, pozita e Kosovës në renditje nuk ka ndryshuar nga muaji i kaluar, kur e shënoi ngritjen më të lartë ndonjëherë.
 
“Dardanët” nuk dinë për humbje që nga 9 tetori i vitit 2017, kur trajner i Kombëtares ishte ende Albert Bunjaki. Në atë ndeshje, që ishte e vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës, Kosova ishte mposhtur me rezultat 2-0 nga Islanda.
 
Që nga atëherë, Bernard Challandes e ka marrë drejtimin e Dardanëve dha ka arritur t’ia sigurojë Kosovës një ecuri të shkëlqyer pasi nuk ka pësuar asnjë humbje. Që nga ardhja e tij Kosova ka siguruar shtatë fitore dhe dy barazime në të gjitha garat.
 
Më 20 nëntor  të këtij viti Kosova shënoi fitoren historike me rezultat 4-0 kundër Azerbajxhanit, duke e siguruar vendin e parë në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve dhe një vend në play-offs për kualifikim në Kampionatin Evropian dhe promovimin nga Liga D në Ligën C. /Gazeta Express/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave