Kosova triumfon ndaj Suedisë
Kosova triumfon ndaj Suedisë 08.09.2025 | 12:00
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka arritur një fitore të madhe në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, duke mposhtur Suedinë me rezultat 2-0.
 
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku “Dardanët” treguan një paraqitje shumë më të mirë sesa suedezët, të cilët nuk arritën ta rrezikojnë fitoren e vendasve në asnjë moment.
 
Goli i parë për Kosovën erdhi në minutën e 26-të, kur Elvis Rexhbeçaj shënoi pas një aksioni të mirë të skuadrës. Ndërsa, tre minuta para përfundimit të pjesës së parë, Vedat Muriqi dyfishoi epërsinë, duke e çuar rezultatin në 2-0.
 
Në pjesën e dytë, Kosova menaxhoi mirë avantazhin dhe krijoi edhe disa raste të tjera shënimi, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit. Kjo fitore vjen pas humbjes 4-0 ndaj Zvicrës tri ditë më parë në Bazel, duke i rikthyer “Dardanëve” besimin dhe tri pikë të rëndësishme në garën kualifikuese./Epoka e re/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave