Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe ndaj Serbisë me rezultatin minimal 0:1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikime për Kupën e Botës 2026.
Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi sulmuesi Rey Manaj në minutën e fundit të pjesës së parë.
Manaj shënoi një gol tejet të bukur për t’ia dhuruar tri pikë të mëdha Kombëtares “Kuqezi”.
Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e 11 pikëve në pozitën e dytë.