Ka përfunduar ndeshja e finales së play-offit me disavantazh për Kosovën, transmeton Gazeta Metro.
Kosova nuk arriti ta sigurojë pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror.
“Dardanët” pësuan humbje minimale në “Fadil Vokrri” kundër Turqisë 0:1.
Ndonëse patën disa raste, ‘Dardanët’ nuk arritën të godasin asnjëherë në portën e kundërshtarit.
Plot 96 minutat përfunduan pa një gol që mund t’i garantonte Kosovës së paku barazimin dhe shkuarjen në vazhdime.
Ekipi turk arriti të fitojë me golin e vetëm të Akturoglut në minutën e 53-të./gazetametro.net