Fitorja historike e Ballkanit në Turqi, këto janë notat e lojtarëve
Fitorja historike e Ballkanit në Turqi, këto janë notat e lojtarëve 06.10.2022 | 12:00
Ballkani shënoi fitore historike sonte kundër Sivasspor me rezultat 3-4 në një ndeshje tejet dramatike të zhvilluar në Turqi, ku goli i fitores erdhi vetëm në minutat e fundit nga anësori, Ermal Krasniqi, transmeton Gazeta Metro.
 
Golat e fitores për suharekasit i shënuan Armend Thaqi, Arbër Potoku, Meriton Korenica dhe Ermal Krasniqi.
 
Lojtari më i mirë te kampionët në fuqi të Kosovës sipas SofaScore ishte kapiteni, Armend Thaqi, i cili u vlerësua me notën 7.8.
 
Ndërsa, me notë të lartë (7.2) u vlerësua edhe mbrojtësi i krahut të majtë dhe realizuesi i golit të dytë, Arbër Potoku.
 
Me këto tre pikë të arkëtuara tani Ballkani është në vendin e dytë në grup me katër pikë, aq sa kanë edhe Sivasspor dhe Slavia Prague, ndërsa me vetëm një pikë është CFR Cluj.
 
Slavia Prague dhe CFR Cluj do të takohen sonte në Çeki me fillim nga ora 21:00./gazetametro.net
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave