Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026
Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 18.02.2026 | 02:15
Ekipi olimpik i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, duke prezantuar shtetin tonë në mesin e dhjetëra vendeve pjesëmarrëse në këtë ngjarje të madhe sportive botërore.
 
Flamurin e Kosovës e bartën dy skitarët alpikë, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, të cilët përfaqësojnë vendin në këtë edicion të Lojërave. Dy sportistët morën pjesë në paradën e atletëve gjatë ceremonisë hapëse, duke shënuar edhe paraqitjen e radhës të Kosovës në Olimpiadën Dimërore.
 
Kosova në këtë Olimpiadë përfaqësohet nga këta dy sportistë të skijimit alpin, me Kryeziun që garon në disa disiplina, ndërsa Kokaj debuton në garat olimpike dimërore, duke vazhduar prezencën e sportit kosovar në skenën më të madhe ndërkombëtare./KultPlus.com
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave