Lamtumirë ikonë!
Lamtumirë ikonë! 12.05.2022 | 00:00
Ish-boksierë, ish-trajnerë, sportistë, njerëz të kulturës e politikës, qytetarë të Kosovës, sot po bëjnë homazhe në përkujtim të legjendës së boksit kosovar, Xhevdet Peci.
 
Peci i njohur më nofkën ‘Grushti i Hekurt’ vdiq tri ditë më parë. Peci konsiderohet ikona e boksit shqiptarë.
 
Njeriu, i cili ka fituar shumë tituj individual dhe ekipor, gjatë karrierës së tij, jo rrallëherë i ka bërë krenarë gjitha shqiptarët me paraqitjet e tij në ring.
 
Peci njihej për dorën e tij të majtë e fuqishme, të frikshme, e që shpeshherë kishte dridhur ish-Jugosllavinë me Prishtinën e gjeneratës së artë e cila për shumë vite kishte dominuar boksin e atij shteti që tashmë më nuk ekziston.
 
Peci bashkë me Mehmet Bogujevcin, Aziz Salihun, Nazif Gashin, Sami Buzollin, Afrim Majacin… e shumë të tjetër për vite të tera sillnin emocione, ndezin fuqishëm atmosferën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve të stërmbushur nga tifozët e boksit kosovar.
 
Xhevdet kishte arritur suksese të mëdha në aspektin individual dhe ekipor.
 
Xhevdet Peci fitoi këta tituj në karrierën e tij:
 
Katër herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën individuale
 
Pesë herë kampion i ish-Jugosllavisë në konkurrencën ekipore
 
Dy herë Kampion Ballkanik
 
Nga vitit 1999 ai ishte kryetar e këshillit profesional së Federatës Boksit të Kosovës
 
Në vitin 2000, qyteti i Mitrovicës e zgjedh atë si sportistin e shekullit.
 
Homazhet për ish-boksierin Xhevdet Peci kanë nisur në orën 9:00 dhe do të zgjasin deri në orën 12:00.
 
Ndërkohë, sipas Federatës së Boksit të Kosovës, varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:30, në fshatin Zhazhë në Komunën e Mitrovicës.
 
Ndërkaq, me fillim nga ora 19:30 do të mbahet një mbledhje përkujtimore për ish-boksierin Xhevdet Peci, në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave