Kosova ka arritur njërën prej fitoreve më të mëdha në historinë e saj, duke mposhtur Suedinë e yjeve të Premier League me rezultatin 0-1 në Gothenburg, shkruan Gazeta Metro.
Kombëtarja e Kosovës e mposhti Suedinë si mysafire, përkundër emrave të mëdhenj në ekipin kundërshtar.
Goli i parë erdhi përmes Fisnik Asllanit në pjesën e parë, ndërsa Kosova pati edhe një rast të artë për golin e dytë, por nuk ndodhi ashtu.
Megjithatë, përkundër presionit të suedezëve gjatë pjesës së dytë, Kosova u mbajt në mënyrë të jashtëzakonshme deri në fund.
Me këtë fitore të madhe, Kosova shkon në kuotën e 7 pikëve në grupin kualifikues për Botëror, duke lënë Slloveninë mbrapa me 3 pikë dhe Suedinë me 1 pikë. Zvicra është e para me 10 sosh.
Kosova në nëntor do të luajë kundër Sllovenisë jashtë dhe do ta presë Zvicrën. Krejt çka i duhet Kosovës të shkojë në ndeshjen play-off për Botëror është një pikë kundër Sllovenisë./gazetametro.net