Muriqi shkëlqen me ‘hat-trick’ kundër Islandës, Kombëtarja e Kosovës në “Ligës B” për të bërë histori
Muriqi shkëlqen me ‘hat-trick’ kundër Islandës, Kombëtarja e Kosovës në “Ligës B” për të bërë histori 24.03.2025 | 14:57
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar edhe golin e tretë për Kosovën, duke e dërguar Kosovën në “Ligën B” të “Ligës së Kombeve” për herë të parë, duke shkruar histori, shkruan Gazeta Metro.
 
Kosova nuk e nisi ndeshje më së miri, ku pësoi gol qysh në minutën e dytë.
 
Por kjo epërsi e islandezëve u përmbys me golat e Muriqit, së pari në minutën 37-të, dhe për të shkuar në pushim në mesin e dy pjesëve me golin e dytë në minutat shtesë të pjesës së parë.
 
Milot Rashica bëri një super asistim për Vedat Muriqin i cili realizoi sërish për ta përmbysur rezultatin në 2-1 në të mirë të Kosovës.
 
Muriqi realizoi golin e tij të tretë personal dhe të tretin për Kosovën në këtë takim në minutën e 79-të për rezultatin 3-1.
 
“Dardanët” fituan me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar ditë më parë në “Fadil Vokrri” me gola Lumbardh Dellova dhe Elvis Rexhbeçaj.
 
Kosova me këtë fitore promovohet për herë të parë në histori në “Ligën B” të “Ligës së Kombeve”, ku kundërshtarët do të jenë shumë më të fortë.
 
Kujtojmë se Kosova aventurën në Ligën e Këmbëve e kishte filluar nga “Liga D”, që është edhe Liga e fundit ose më e dobëta. /gazetametro.net
 
⚽️ GOAL: Vedat Muriqi hat-trick!
🇮🇸 Iceland 1-3 Kosovo 🇽🇰pic.twitter.com/LuW7lZ2DM7
— Goals Xtra (@GoalsXtra) March 23, 2025
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave