Zvicra befasohet nga Katari në Santa Clara të San Francisco në SHBA duke u ndalur në barazim me shifrat 1-1 në një ndeshje që e dominoi nga fillimi deri në fund, por u surprizua në çastet e finale.
Pavarësisht volumit të krijuar, skuadra e Granit Xhakës nuk arriti të shënonte më shumë, herë për gabimet e saja, e herë e dënuar nga fati.
Që në minutat e para Zvicra arriti të tregojë forcën kundrejt një kundërshtari modest dhe presingu e aksionet e krijuara u shpërblyen në të 17-ën.
E merr përsipër Embolo, i cili nuk gabon dhe tund rrjetën e Katarit. Edhe pas golit Zvicra nuk e ndali ritmin, duke përmbyllur një pjesë të parë me shumë raste të krijuara.
Në fraksionin e dytë Zvicra e vazhdoi dominimin, por duke parë dobësitë e kundërshtarit, më së shumti u përpoq të ruajë avantazhin për të shpenzuar sa më pak energji.
Kjo mënyrë loje rezultoi e gabuar sepse në çastet e fundit Katari arriti të shënojë dhe të marrë pikën e parë në një Kampionat Botëror.
95’ | QATAR HAVE DONE IT! 🇶🇦🤯 A DRAMATIC EQUALIZER DEEP INTO STOPPAGE TIME! The hosts strike at the death and stun Switzerland with the last kick of the game! ⚽️🔥#Qatar 1 – 1 #Switzerland pic.twitter.com/fztTF2DteS
— 𝓟𝓐𝓣 🗽 (@Darts2Leek) June 13, 2026