Getta Beqa përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror të Fitnessit në Pekin
Getta Beqa përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror të Fitnessit në Pekin 16.11.2018 | 11:50
Atletja dhe kampionja botërore e Fitnessit Getta Beqa, ka udhëtuar për ne Pekin të Kinës, ku do ta përfaqësoj Kosovën, në Kampionatin Botëror të Fitnessit, i cili do të mbahet me 17-19 nëntor.
 
Ajo do të garoj në kategorinë “Wellnes Fitness”, ku synon vendin e parë dhe rrëmbimin e kupës.
 
Pas suksesit që atletja pati në Madrid, ku ajo arriti të marrë vendin e parë, në garën e fitnesit “IFBB ELITE PRO” në kategorinë Wellness Fitness, ku paraqitja, imazhi e suksesi i saj ndërkombëtar, ka bindur drejtuesit e këtij shteti iberik të lënë mënjanë bindjet e tyre politike karshi Kosovës, Beqa synon një sukses të ngjashëm, ta ketë dhe në Kampionatin Botëror të Fitnessit, i cili do të mbahet në Kinë.
 
Megjithëse, jo rrallë herë i ka munguar përkrahja institucionale, atletja Getta Beqa nuk heziton aspak të promovoj vendin e saj në botë dhe në shtetet, të cilat ende se kanë njohur Kosovën, si në rastin e Spanjës ku me të marrë çmimin e parë, ajo ka ngritur flamurin e Kosovës në qendrën e Madridit. E po ashtu dhe në rastin e Kinës, ku ajo do të marrë pjesë në kampionatin Botëror të Fitnessit dhe do ta përfaqësoj Kosovën, në një shtet i cili nuk e njeh ende pavarësinë e shtetit, nga vjen dhe vet atletja kosovare Getta Beqa.
 
Por për të qenë sa më në formë dhe e përgatitur për garat në Fitness, atletja Getta Beqa, gjatë këtij viti, përgatitjet i ka bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
 
Ndryshe vitin e kaluar, Getta Beqa, arriti të dalë e para në Kampionatin Botëror dhe atë Evropian. Suksesi i arritur ka bërë që garuesja kosovare, të marrë edhe oferta të ndryshme, për të stërvitur sportistë anembanë globit.
 
Këto janë çmimet që atletja Getta Beqa i ka fituar gjatë vitit të kaluar:
 
World Champion , European Champion, World Wellness, Overall Wellness, Wellness Arnold Clasik Europe, Wellness Diamond Cup, Overall Diamond Cup.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave