Hatha Yoga Tiranë në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, me datën 21 Qershor nga ora 19:00-20:30, sjell Joga në Park me rastin e Ditës Nërkombëtare të Jogës.
Hyrja është e lirë për këdo që dëshiron të marrë disa këshilla për trup të shëndetshëm dhe sigurisht të mësojë hapat e parë të Jogës.
Merrni miqtë dhe fëmijët dhe ejani të ndajmë së bashku këtë moment të mrekullueshëm, të kërcejmë, të ushtrojmë, të marim frymë, të meditojmë.
Joga nuk njeh moshë, ngjyrë apo gjini, Joga është për gjithkënd.
Këshilla të nevojshme për këdo dëshiron të marrë pjesë në një seancë joga:
– Nuk duhet të keni ngënë para se të vini ne joga, këshillohet të kenë kaluar minimumi 3 orë, pasi është shumë e rëndësishme për zhvillimin sa më të saktë të ushtrimeve teknike.
– Këshillohet një veshje sa më e ngrohtë, duke patur parasysh dhe orarin kur zhvillohet, në mënyrë që të ndihesh sa më i/e relaksuar gjatë seancës pasi i ftohti nuk ndihmon në meditim.