• Fillimi
  • Rreth Nesh
  • Kontakt
Menu
  • Fillimi
  • Lajme
  • Aktivitete
  • Intervista
  • Trashëgimi
  • Kulturë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kuzhinë
  • Të ndryshme
  • Video amatore
  • Fillimi
  • Rreth Nesh
  • Kontakt

JETA

Jeta është një mundësi, jetoje.

Jeta është bukuri, admiroje.

Jeta është bekim, shijoje.

Jeta është një ëndërr, realizoje.

Jeta është një sfidë, përballoje.

Jeta është një detyrë përmbushe.

Jeta është një lojë, luaje.

Jeta është një diamant, kujdesu.

Jeta është një pasuri, ruaje.

Jeta është një dashuri, gëzoje.

Jeta është një mister, zbuloje.

Jeta është një premtim, mbaje.

Jeta është një trishtim, kaloje.

Jeta është himn, këndoje.

Jeta është një luftë, fitoje.

Jeta është një aventurë, kaloje.

Jeta është lumturi, meritoje.

Jeta është jetë, mbroje.

Ganxhe Bojaxhiu-Nënë Tereza

Menu
  • Fillimi
  • Lajme
  • Aktivitete
  • Intervista
  • Trashëgimi
  • Kulturë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kuzhinë
  • Të ndryshme
  • Video amatore
Fillimi Trashëgimi Vlera kombëtare, fetare dhe kulturore Për shumë mot Krishtlindjen!
Trashëgimi
Shën Nënë Tereza: Gëzimi i thellë i zemrës është si një magnet që tregon rrugën e jetës
Shën Nënë Tereza: Gëzimi i thellë i zemrës është si një magnet që tregon rrugën e jetës
28.08.2023 | 02:33
More...
Kur Papa Françesku mblidhte udhëheqësit fetarë shqiptarë për 550-vjetorin e ndarjes nga jeta të Skënderbeut
Kur Papa Françesku mblidhte udhëheqësit fetarë shqiptarë për 550-vjetorin e ndarjes nga jeta të Skënderbeut
21.04.2025 | 12:00
More...
17 vjet Kushtetuta e Kosovës
17 vjet Kushtetuta e Kosovës
10.04.2025 | 15:51
More...
Nënë Tereza me sarin e bardhe me vijen blu anash, në botën e të varfërve
Nënë Tereza me sarin e bardhe me vijen blu anash, në botën e të varfërve
18.08.2023 | 15:03
More...
Kush do ta fitojë Champions League?
Fillimi Trashëgimi Vlera kombëtare, fetare dhe kulturore Për shumë mot Krishtlindjen!
Skip Navigation Links
  • Trashëgimi/Fakte historike
  • Vlera kombëtare, fetare dhe kulturore
Për shumë mot Krishtlindjen!
Për shumë mot Krishtlindjen! 24.12.2017 | 00:00
Për shumë mot Krishtlindjen! Erdhi përsëri Krishtlindja e ne shkëmbejmë me kënaqësi urimet, duke kërkuar, në thellësi të zemrave, mendime e ndjenja të reja, të pathëna, e së fundi, edhe fjalët e nevojshme për t’u bërë të tjerëve një urim të vërtetë e të mirë.
 
Ne, që po ju bëjmë këtë urim për Krishtlindje, kaluam edhe një vit në shërbim të Papës e të Kishës, duke ndjekur hap pas hapi ngjarje të zakonshme e të jashtëzakonshme. Ndërmjet këtyre të fundit, kujtojmë posaçërisht udhëtimet e Papës në vende e kontinente të ndryshme të botës. Në këto raste shumë njerëz, e jo vetëm besimtarë tradicionalë - e pranuan me zemër të hapur mesazhin e Papës, e kuptuan, e vlerësuan. Është shenjë ngushëllimi e shprese.
 
Dëshirojmë që këtë Lajm të mirë të Hyjit me ne, i cili na jepet pikërisht për Krishtlindjen, ta përcjellim deri në zemër të jetës e të botës. Zoti është me ne, Zoti është pranë, Zoti është një prej nesh!
 
Nëpër botë këto ditë fluturojnë sms, maila, kartolinat me “Season’s Greetings”, shpesh, urime ndërkombëtare të zbrazëta, pa asnjë ngjyrim, që nuk prekin asnjë zemër e që kthehen gjithnjë e më shumë në një rit të akullt, në një zakon të varfër e fare pa kuptim. Fluturojnë urimet e zbrazëta, por ndërmjet tyre është edhe urimi i vërtetë, i madh: urimi për ta parë Foshnjën Hyjnore – Jezusin - ndër krahët e Nënës së tij e në jetën tonë. Urimi për të kuptuar me shpirt se Ati Hyjnor na do e dëshiron të na shpëtojë!
 
Ky është një vit me hije e terrina. Terrorit e shqetësimit për dhunën, që ushtrohet nga të katër anët, i shtohen edhe pasojat e trishta të krizës ekonomike, të cilën akoma nuk kemi arritur ta kuptojmë mirë e as t’ia masim pasojat mbi fatet e botës, e edhe të jetës sonë të përditshme.
Prandaj kemi nevojë për yjet nëpër natë. Krishtlindja na flet për një Yll, që mund të na e ndriçojë udhën. Ungjilli thotë se ylli i Mbretërve Dijetarë u zhduk për disa çaste, por më pas u riduk e i mbushi zemrat e tyre me gëzim, ndërsa shkonin të takoheshin me Foshnjën e me Nënën.
Urime, pra, për shumë vjet Krishtlindjen e Vitin e Ri, i cili tashmë duket në horizont. Urime për ty, mik e dëgjues i dashur, i njohur a i panjohur, kudo që je. Për ty e për familjarët e tu, për të dashurit e tu, për miq e dashamirë.
 
Sido që të jesh - plot jetë a plot trishtim - i ndritur nga forca e fesë a i trazuar nga paqartësitë, vështirësitë e dhimbjet, urojmë t’ia vesh veshin Lajmit të bukur që të vjen. Zoti dëshiron të jetë pranë teje! E në se do t’ia dëgjosh zërin e Tij, që të flet, mos harro t’ia tregosh ç’të tha edhe njeriut që ke pranë, për ta ndarë kështu këtë gëzim të patregueshëm me të gjithë ata njerëz, që kanë nevojë të gëzohen në këtë Natë të madhe të Lindjes së Jezu Krishtit! Gëzuar!/Radio Vatikani
Shares
Trashëgimi
Shën Nënë Tereza: Gëzimi i thellë i zemrës është si një magnet që tregon rrugën e jetës
Shën Nënë Tereza: Gëzimi i thellë i zemrës është si një magnet që tregon rrugën e jetës
Kur Papa Françesku mblidhte udhëheqësit fetarë shqiptarë për 550-vjetorin e ndarjes nga jeta të Skënderbeut
Kur Papa Françesku mblidhte udhëheqësit fetarë shqiptarë për 550-vjetorin e ndarjes nga jeta të Skënderbeut
17 vjet Kushtetuta e Kosovës
17 vjet Kushtetuta e Kosovës
Të gjitha
Kuzhinë
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
More...
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
More...
Ushqim i vjetër fshati në vend të bukës: Ky ushqim i vërtetë i ka vetëm tre përbërës! Receta për kulaç të vërtetë fshati.
More...
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
More...
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
More...
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave
More...
Të gjitha
Trashëgimi
Shën Nënë Tereza: Gëzimi i thellë i zemrës është si një magnet që tregon rrugën e jetës
Shën Nënë Tereza: Gëzimi i thellë i zemrës është si një magnet që tregon rrugën e jetës
28.08.2023 | 02:33
More...
Kur Papa Françesku mblidhte udhëheqësit fetarë shqiptarë për 550-vjetorin e ndarjes nga jeta të Skënderbeut
Kur Papa Françesku mblidhte udhëheqësit fetarë shqiptarë për 550-vjetorin e ndarjes nga jeta të Skënderbeut
21.04.2025 | 12:00
More...
17 vjet Kushtetuta e Kosovës
17 vjet Kushtetuta e Kosovës
10.04.2025 | 15:51
More...
Nënë Tereza me sarin e bardhe me vijen blu anash, në botën e të varfërve
Nënë Tereza me sarin e bardhe me vijen blu anash, në botën e të varfërve
18.08.2023 | 15:03
More...
Intervista
Kushtetuesja mund t’i ndryshojë rrethanat, Presidentja s’ka rol e as s’e ka ruajtur pozitën si figurë mbi partitë
Kushtetuesja mund t’i ndryshojë rrethanat, Presidentja s’ka rol e as s’e ka ruajtur pozitën si figurë mbi partitë
More...
Të gjitha
Lajme tjeraMë të lexuarat
Kishën famulltare në Gjakovë e ndërtuan katolikët dhe myslimanët
30.07.2015 | 00:00
Shtëpia botuese e Kishës Katolike të Kosovës “Drita” promovoi botimet e vitit 2016
10.02.2017 | 12:00
Fishta, Shkodra e Marubi erdhën fuqishëm mbrëmë nëpërmjet premierës 'I ligu për mend'
14.02.2017 | 12:00
Monodramë në Kosovë: “Rrno vetëm për me tregue” e atë Zef Pllumit
15.02.2017 | 12:00
Jeta Musolli rrëfen për jetën si balerinë
14.03.2017 | 00:00
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
04.05.2025 | 00:00
141 raste të reja me koronavirus në Kosovë
16.08.2020 | 09:51
Shënohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas
25.11.2024 | 03:27
At Zef Pllumi ofm në përvjetorin e vdekjes
24.09.2020 | 00:00
Ernest Koliqi: Kushtrimi i Skanderbeut
17.01.2021 | 11:26
  • Fillimi
  • Lajme
  • Aktivitete
  • Intervista
  • Trashëgimi
  • Kulturë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kuzhinë
  • Të ndryshme
  • Video amatore