140 vjet nga rënia heroike e Mic Sokoli
140 vjet nga rënia heroike e Mic Sokoli 24.04.2021 | 11:18
Mic Sokoli lindi në vitin 1839 në Fang të Bujanit, Tropojë dhe ra në vitin 1881. Ishte luftëtar i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit.
 
Mic Sokoli rrjedh nga një familje patriotësh. Udhëhoqi njësi të mëdha luftarake të Lidhjes në shumë beteja, u shqua për strategji, gatishmëri dhe trimëri. Mori pjesë aktive në luftimet e Shkupit, Prizrenit, Ferizajt, Gjilanit, në Gjakovës kundër Mehmet Ali Pashës. U dallua në Betejën e Nokshiqit kundër agresorëve malazezë.
 
Luftoi në Plavë e Gucia, në Hot, Grudë, Tuz, Pastaj në rrafshin e Kosovës në Betejën e madhe të Shtimes, të Carralevës dhe së fundmi në atë të Slivovës, ku dhe ra heroikisht.
Në Betejën e Slivovës në afërsi të Shtimes, në (prill 1881) kundër forcave osmane të Dervish Pashës kreu një akt trimërie të rrallë, duke i vënë gjoksin topit të armikut dhe ra heroikisht në fushën e betejës duke frymëzuar të gjithë luftëtarët e tjerë të vazhdojnë luftën me trimëri e krenari.
 
Mici ra heroikisht në moshën 42-vjeçare, duke lënë pas gruan dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Më shumë se një shekull më pas, po një nip i tij e vazhdoi aty ku e la Mici, aty ku e ndërpreu Lidhja Shqiptare. Ai kishte trashëguar nga gjenet e Micit trimërinë dhe shkathtësinë ushtarake. Nipi i Mic Sokolit, ra dëshmorë duke luftuar për bashkim kombëtar dhe quhet Tahir Sinani.
 
Shumë ngjarje dhe luftëtarë të Epokës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u përjetësuan përmes epikës historike, mirëpo vendin e parë e zë Mic Sokoli, prijësi i Krasniqes, biri i Sokol Ramës nga Malësia e Madhe. Heroizmi i pashoq i Micit u kthye në legjendë dhe këngët për të jehuan nëpër vite, duke mbërritur deri te ne./Gazeta Sinjali/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave