Dosja: Ibrahim Rugova u përgjua për 20 vjet nga regjimi komunist në Shqipëri
Dosja: Ibrahim Rugova u përgjua për 20 vjet nga regjimi komunist në Shqipëri 14.09.2022 | 03:40
Për 20 vjet ish-presidentin e Kosovë Ibrahim Rugova është ndjekur nga ish-Sigurimi i Shtetit që ka funksionuar në Shqipërinë komuniste.
 
Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar një video në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”, ku duket me disa dokumente të Arkivës së Sigurimit të Shtetit në dorë.
 
Fevziu shprehet se Sigurimi i Shtetit për 20 vite ka përgjuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, edhe pse ky i fundit deri në atë kohë kishte bërë vetëm dy vizita në Shqipëri.“Sigurimi i Shtetit përgjonte një personalitet kosovar si Ibrahim Rugova, praktikisht edhe pse Ibrahim Rugova ka bërë vetëm dy vizita në Shqipëri deri në atë kohë, në kohën kur ndiqej. Kjo është një nga shembujt tipike si ndiqte. Dosja mban numrin 80.84, dhe është një dosje ndjekje. Ndiqej Ibrahim Rugova”, shprehet moderatori Fevziu në videon e publikuar ndërsa postimi shoqërohet me shkrimin:
 
“E rrallë. Së shpejti në ‘Opinion’. Në Arkivat e Sigurimit të Shtetit gjendet dosja me dokumentet se si për 20 vjet Sigurimi i Shtetit komunist përgjoi Ibrahim Rugovën në Kosovë dhe në 2 vizitat në Shqipëri”.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave