Leoni XIV: të ndalohet katastrofa humanitare në Sudan, dialog për të arritur paqen
Leoni XIV: të ndalohet katastrofa humanitare në Sudan, dialog për të arritur paqen 03.09.2025 | 12:00
Papa, gjatë audiencës së përgjithshme, bëri një thirrje të rëndësishme për vendin afrikan, të prekur nga dhuna, nga kolera e të tronditur edhe nga një rrëshqitje toke, që shkaktoi vdekjen e rreth 1,000 njerëzve. Ati i Shenjtë bëri thirrje për korridore humanitare dhe përgjigje të koordinuar, që t'i japë fund emergjencës të popullit sudanez.
 
Nuk mund të rrimë indiferentë ndaj katastrofës humanitare që vijon të prekë Sudanin, me afërsisht 14 milionë njerëz të zhvendosur, mbi 300,000 civilë të bllokuar në qytetin El Fasher si dhe 1,000 të vdekur nga rrëshqitja e tokës që rrënoi fshatin Tarasin, në rajonin e Darfurit Qendror disa ditë më parë. Në fund të audiencës së përgjithshme, Papa Leoni XIV u bë zë i atyre që vuajnë:
 
U bëj thirrje të dalë nga zemra udhëheqësve dhe bashkësisë ndërkombëtare, që korridoret humanitare të garantohen dhe të zbatohet një përgjigje e koordinuar për të ndaluar këtë katastrofë humanitare. Është koha për të filluar një dialog serioz, të sinqertë dhe gjithëpërfshirës ndërmjet palëve, për t'i dhënë fund konfliktit dhe për t'i rikthyer shpresën, dinjitetin dhe paqen popullit të Sudanit.
 
Pranë popullit sudanez
 
Leoni XIV përshkruan situatën në El Fasher, ku njerëzit janë të bllokuar, "viktima të urisë dhe dhunës", e kujton edhe gjurmët e "dhimbjes dhe të dëshpërimit" të lënë nga rrëshqitja e dheut në Malet Marra. "E, sikur të mos mjaftonte kjo" pohon ai, "përhapja e kolerës kërcënon qindra mijëra njerëz, tashmë të rraskapitur".
 
Jam më shumë se kurrë pranë popullit sudanez, veçanërisht familjeve, fëmijëve dhe të zhvendosurve të tyre. Lutem për të gjitha viktimat.
 
Në tragjedi, mbetet dashuria e Zotit
 
Edhe në përshëndetjet në anglisht, Papa Leoni XIV kujtoi Darfurin, duke kërkuar "paqe të përjetshme" për viktimat, "si dhe ngushëllim e forcë për të dashurit e tyre". "Edhe në mes të tragjedive të tilla - theksoi Leoni XIV -  të mos e humbasim kurrë shpresën në dashurinë e Zotit për ne".
 
Së shpejti shenjtorë: Acutis dhe Frassati
 
Duke iu drejtuar, më pas, shtegtarëve polakë, Papa Prevost u kërkoi të luten për fëmijët dhe të rinjtë që kthehen në shkollë në shtator,  e edhe për ata që kujdesen për arsimimin e tyre.
 
"Kërkoni për ta, me ndërmjetësimin e të Lumve, së shpejti Shenjtorë, Pier Giorgio Frassati dhe Carlo Acutis," pohoi Papa, "dhuratën e besimit të thellë në udhën e tyre të pjekurisë".
 
Shën Gregori i Madh, shembull i besimit të plotë në Zotin
 
Në përfundim  të Papa Leoni u kujtoi si spanjollëve, ashtu edhe italianëve, festën liturgjike të sotme të Shën Gregorit, Papës së Madh, duke iu lutur "përvujtërisht të njohë nevojën tonë për dashurinë e Zotit dhe të vëllezërve e motrave".
 
Sot festojmë përkujtimin liturgjik të Shën Gregorit të Madh, trupi i të cilit pushon në Bazilikën e Shën Pjetrit. Ky Papë quhet "i madh" për punën e tij të jashtëzakonshme si bari e mësues i fesë në kohë shumë të vështira për shoqërinë dhe Kishën: një "madhështi", që mori forcë nga besimi në Krishtin. Shpresoj që secili prej jush do të njohë në Zotin të vetmen forcë të vërtetë të ekzistencës./Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.