Tragjedi në Portugali, së paku 15 të vdekur pasi tramvaji doli nga shinat
Tragjedi në Portugali, së paku 15 të vdekur pasi tramvaji doli nga shinat 04.09.2025 | 14:54
Të paktën 15 njerëz humbën jetën dhe rreth 18 u lënduan të mërkurën, kur tramvaji elektrik në Lisbonë, i njohur për turistët, doli nga shinat dhe u përplas, tha për gazetarët një zëdhënës i shërbimit të emergjencës.
 
Autoritetet nuk i identifikuan viktimat dhe nuk zbuluan kombësitë e tyre, por thanë se mes të vdekurve ka edhe shtetas të huaj.
 
“Është një ditë tragjike për qytetin tonë… Lisbona është në zi, është një ngjarje tragjike, tragjike”, u shpreh kryebashkiaku i kryeqytetit portugez, Carlos Moedas.
 
Pamjet nga vendngjarja vagonin e verdhë të tramvajit, që transporton njerëzit lart e poshtë një kodre të pjerrët në Lisbonë, të shkatërruar, ndërsa ekipet e emergjencës po nxirrnin njerëz nga rrënojat.
 
Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, shprehu keqardhje për aksidentin tragjik në një deklaratë, duke shpresuar që autoritetet së shpejti do ta zbulojnë shkakun e përplasjes, raporton REL.
 
Linja, e hapur në vitin 1885, lidh qendrën e Lisbonës pranë sheshit Restauradores me Bairro Alton.
 
Ajo është një nga tre linjat që operohet nga kompania publike e transportit urban, Carris, dhe përdoret si nga turistët, ashtu edhe nga banorët vendas.
 
Portugalia, dhe në veçanti Lisbona, kanë përjetuar një bum turistik gjatë dekadës së fundit, me vizitorë që mbushin qendrën e popullarizuar të qytetit gjatë muajve të verës.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.