Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump, me rastin e 9-vjetorit të shenjtërimit të Shën Terezës.
Në mesazhin e shpërndarë nga ambasada, Trump thekson rolin e veçantë të Nënë Terezës: “Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh.”