Paraqitja e Kurtit në gjykatë| Kritikohet që refuzoi t’i përgjigjet Prokurorisë: Krijoi mosbesim në sistemin e drejtësisë
Paraqitja e Kurtit në gjykatë| Kritikohet që refuzoi t’i përgjigjet Prokurorisë: Krijoi mosbesim në sistemin e drejtësisë 03.09.2025 | 12:00
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u paraqit sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në cilësinë e të dëmtuarit, për shkak të kanosjes në Facebook nga Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani.Por, për të dëshmuar si dëshmitar në Prokurorinë Speciale ai nuk kishte gjetur kohë.
 
Madje i kishte ftuar prokurorët që të shkonin ta intervistonin në zyrën e tij.Lidhur me këtë, analisti politik, Halil Matoshi, thotë se Kurti ka nxitur diskurs agresiv në shoqërinë kosovare dhe tani shtiret si viktimë, teksa shton se kërcënuesit duhet të ndëshkohen gjithmonë.
 
“Albin Kurti vet është njeriu që ka nxitur diskurs agresiv në shoqërinë kosovare dhe tani shtiret si viktimë. Kërcënuesit duhet ndëshkuar gjithmonë, pra edhe ata që kanosin Kurtin edhe ata që kanosin mediat e gazetarët si të Serbisë”, u shpreh ai për Gazeta Blic.Matoshi thekson se Kurti ka refuzuar t’i përgjigjet Prokurorisë Speciale, duke krijuar mosbesim në sistemin e drejtësisë, andaj si mund të kërkojë ekstradimin e Milan Radojçiç, në Kosovë.
 
“Në anën tjetër Kurti nuk iu përgjigj Prokurorisë si dëshmitar në një rast korrupsioni qeveritar që ta mbajë ende gjallë mitin për veten si të pakorruptueshëm. Kështu ai vetë krijon mosbesim në sistemin e drejtësisë kosovare e ku është morali të kërkojë ekstradimin e Milan Radojçiç, në Kosovë?” ka deklaruar Halil Matoshi.Ndërsa, ish diplomati, Avni Arifi, thotë për Gazeta Blic se pikërisht Kurti ka kritere të drejtësisë selektive e jo sistemi i drejtësisë. 
 
“Bash Kryeministri ka kritere të drejtësisë selektive e jo sistemi jonë i drejtësisë. Sipas tij, çdo akt kriminal që vjen nga VV është i lejuar dhe sulmon drejtësinë, kurse kur të tjerët ndiqen ai e sheh këtë si të duhur”, është shprehur ai.Sipas Arifit, në VV nëse je promotor i ideve proserbe, bëhesh kryetar Kuvendi.
 
“Në VV, nëse je promotor i ideve proserbe bëhesh kryetar kuvendi, kurse për të tjerët kanë dyqan për shitjen e dokrrave patriotike”, deklaroi Avni Arifi./Gazeta Blic/
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.