Ambasadorët: Klasa politike po e zhgënjen popullin e vet, ne erdhëm me shpresë të madhe këtu
Ambasadorët: Klasa politike po e zhgënjen popullin e vet, ne erdhëm me shpresë të madhe këtu 25.07.2025 | 14:42
Ambasadorët e vendeve të huaja morën pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila për herë të 52-të dështoi të sjellë rezultat.
 
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, tha se erdhën me shpresë të madhe për një ndryshim, por asgjë nuk ndodhi. Ai theksoi se krijimi i institucioneve është domosdoshmëri urgjente për Kosovën.
 
“Ne erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish. Kosovës i nevojitet një Kuvend menjëherë, i duhet një qeveri e re që do ta ndërtonte një urë të re të fortë mes Kosovës dhe Brukselit që ta përshpejtojë rrugëtimin e sa drejt BE-së”, tha Orav.
 
Ndërsa Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, kritikoi ashpër klasën politike për dështimin dhe zhgënjimin që po i shkaktojnë qytetarëve.
 
“Klasa politike po e zhgënjen popullin e vet dhe është shumë shqetësuese. Vendimi i djeshëm i gjykatës ishte, nëse flasim me gjuhën e futbollit mund të themi si një karton i kuq sepse po e pezullon Parlamentin që të marrë vendime”, tha ai.
 
Kjo është seanca e 52-të që dështoi të konstituojë Kuvendin e Kosovës, duke thelluar krizën politike në vend.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.